Ushtria izraelite vret të dyshuarin si organizator të sulmeve të Hamasit
Merad Abu Merad ishte kreu i sistemit të mbikëqyrjes ajrore të Hamasit në qytetin e Gazës
Ushtria izraelite vrau një person të dyshuar si organizatorin e sulmeve nga luftëtarët e Hamasit fundjavën e kaluar, thanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF).
”Merad Abu Merad, kreu i sistemit të mbikëqyrjes ajrore të Hamasit në qytetin e Gazës, ishte kryesisht përgjegjës për drejtimin e luftëtarëve gjatë sulmeve”, sipas IDF.
Luftëtarët e Hamasit lëshuan mijëra raketa nga Gaza, shkelën mbrojtjen kufitare dhe më pas kaluan në një tërbim brutal nëpër komunitete dhe një festival muzikor në Izraelin Jugor, duke vrarë më shumë se 1 300 persona dhe plagosur 3 391.
Izraeli ka thënë se rreth 100 deri në 150 pengje janë marrë gjithashtu.
Izraeli është përgjigjur me një bombardim të rëndë ajror të Gazës.
Më shumë se 1 900 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6 600 janë plagosur në sulmet izraelite.
Hamasi është klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe Izraeli. /ATSH