Hamasi mban peng këtë foshnjë izraelite vetëm 10-muajshe

Kfir Bibas u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor


Një foshnjë vetëm 10-muajshe, Kfir Bibas, ka kaluar më shumë se një të pestën e jetës në robëri.

Kfir Bibas u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor. Më shumë se 50 ditë që nga rrëmbimi nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tyre në jug të Izraelit, familja e Kfir thotë se nuk e dinë nëse fëmija i tyre është gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund tja dalë”, tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për CNN, duke mbajtur në dorë një fotografi të djalit të vogël.

Kfir, vëllai i tij katër-vjeçar Ariel, nëna Shiri, dhe babai i tyre Yarden u rrëmbyen nga Nir Oz, një kibut izraelit që u shkatërrua kur u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Sulmuesit vranë më shumë se një e katërta e komunitetit dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë, ndërsa qëlluan në shtëpitë e njerëzve, plaçkitën dhe shkatërruan atë që mundën.

Të hënën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se familja Bibas aktualisht nuk mbahet peng nga Hamasi , gjë që ndërlikon më tej përpjekjet për lirimin. Emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen.

Rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga Hamasi në të gjithë Izraelin jugor atë ditë, sulmi më i madh terrorist ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.

Më shumë se 14,800 palestinezë, përfshirë 6,000 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, sipas shifrave nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor, e cila merr të dhënat e saj nga Autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet e tij, shumë prej të cilëve kurrë nuk janë akuzuar apo dënuar.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023