Eli Cohen: Do ta eliminojmë Hamasin!

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen: Jemi të përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha se shteti i tij është i përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Këto komente ai i bëri para nisjes së takimit dyditor të Këshillit Ministror të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Kryediplomati Cohen tha se “7 tetori ishte një ditë tragjike për Izraelin dhe se për të gjitha vuajtjet e njerëzve në Gazë, murin e krijuar dhe pengjet e marra në Gazë, fajtor është Hamasi”.

“Hamasi është si IS-i [grupi militant, Shteti Islamik]”, tha ministri Cohen në Shkup.

Krahasime mes Hamasit dhe IS-it – grup që disa vjet më parë është mposhtur në Siri dhe Irak – kishte bërë më herët edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deklaratat e Cohen vijnë në ditën kur Izraeli dhe Hamasi për herë të dytë u pajtuan të zgjasnin armëpushimin, që parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Marrëveshja fillestare e armëpushimit u arrit të premten, më 24 nëntor. Deri më tani, gjatë gjashtë ditëve të armëpushimit, 73 izraelitë janë liruar nga Hamasi, përfshirë edhe persona me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, janë liruar edhe 24 pengje, 23 tajlandezë dhe një filipinas.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se shteti i tij është i përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve dhe eliminimin e Hamasit.

“Krime të tilla nuk duhet të ndodhin askund në botë”, tha Cohen.

Izraeli ka thënë se do të vazhdojë të mbajë armëpushimin deri kur Hamasi të ndalojë së liruari pengje, dhe pas kësaj Izraeli do të rinisë ofensivën e tij me qëllim që të shkatërrojë grupin radikal. /REL

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023