Luftanija amerikane rrëzon dronin iranian në Detin e Kuq
Në tetor, një luftanije amerikane asgjësoi katër raketa dhe 15 dronë të lëshuar nga lëvizja Houthi e lidhur me Iranin
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq rrëzoi një dron të prodhuar nga Irani, të lëshuar nga zonat që kontrollon lëvizja Houthi në Jemen, sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.
Uashingtoni vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie lidhur me aktivitetet e grupeve të mbështetura nga Irani, ndërsa rriten tensionet rajonale gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sigurohen që konflikti të mos përhapet në rajon, raporton Zëri i Amerikës.
Droni u rrëzua nga destrojeri Carney, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara në rrjetin social X.
“Edhe pse nuk dihen qëllimet e tij, mjeti i telekomanduar ajror po udhëtonte drejt anijes luftarake”, thuhet në postim, duke shtuar se destrojeri Carney po shoqëronte dy anije, njëra prej të cilave po dërgonte pajisje ushtarake në rajon. Sipas deklaratës, nuk ka lëndime të ushtarëve amerikanë apo dëme materiale.
Në tetor, një luftanije amerikane asgjësoi katër raketa dhe 15 dronë të lëshuar nga lëvizja Houthi e lidhur me Iranin e cila kontroll disa pjesë të Jemenit. Objektiv i sulmit ishte Izraeli.