Izraeli falenderon SHBA për veton ndaj rezolutës së OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres


Izraeli falenderoi Shtetet e Bashkuara për veton e vendosur një ditë më parë rezolutës së OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Trupat e tij vazhduan këtë mëngjes sulmin e tyre ndaj qytetit jugor të Khan Younisit me luftës mes shtetit hebre dhe Hamasit që ka hyrë tashmë në javën e saj të 10-të. Ministri i jashtë izraelit, Eli Cohen u shpreh se vendimi i Amerikës ishte i duhuri, dhe se armët nuk mund të ulen pikërisht tani kur vendi i tij po avancon ndjeshëm ndaj grupit militant islamik në enklavën e rrethuar.

Në të njëjtën kohë, Cohen sulmoi dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke e akuzuar se në këtë mënyrë, ai po mban anën e Hamasit. Pozicioni i tij është një turp dhe një shenjë Kaini për OKB-në, u shpreh kryediplomati izraelit, që ka nga tjetër përcolli mirënjohjen për aleatët amerikanë, që mbështetën, siç tha ai, luftën e Izraelit për të kthyer në shtëpi pengjet e për ta çrrënjosur Hamasin një herë e mirë.

Dmitriy Polyanskiy, përfaqësues i Rusisë në OKB, deklaroi se diplomacia amerikane “po lë pas vetes tokë të djegur”, e i bëri thirrje SHBA-së të bëjë zgjedhjen e duhur” dhe të mbështesë kërkesën për t’i dhënë fund dhunës. Votimi i të premtes në Këshillin 15 anëtarësh, rezultoi me 13 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Më tej, përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023