Nuro Hoxha, historia e mësuesit vlonjat që shpëtoi familjen Solomoni

Më 5 maj 1992, Yad Vashem e njohu Nuro Hoxhën si “I Drejtë Ndër Kombet”


Nuro Hoxha ishte një mësues i respektuar në fshatin Tërbaç, pranë Vlorës në Shqipëri. Në shtator të vitit 1943, kur gjermanët pushtuan Shqipërinë, Hoxha shkoi të paralajmëronte mikun e tij për një kohë të gjatë, Ilia Solomoni, për rrezikun ndaj hebrenjve. Solomoni nuk kishte ku të shkonte dhe nuk e dinte se çfarë të bënte, prandaj Hoxha ofroi ta fshihte Solomonin dhe familjen e tij në shtëpinë e tij në dykatëshe në Tërbaç. (Në foto, Sazan Hoxha, duke treguar fotografinë e babait të tij, Nuro Hoxha).

Ilia Solomoni i tha “Yad Vashem” (Muzeut të Holokaustit në Jeruzalem) se mësuesi trim i mirëpriti ata në shtëpinë e tij me fjalët: “Ju keni Besën time [kodi shqiptar i nderit]”.

Familja Solomoni – Ilia, gruaja e tij Sarika dhe vajza e tyre e vogël Mirela – u zhvendosën në depon në bodrumin e Hoxhës, poshtë shkallëve. Hoxha e mbuloi hyrjen me një qilim. Kur rreziku u intensifikua, anëtarët e tjerë të familjes u bashkuan me ta në vendin e fshehur: motra e Ilisë, Fortunata, kunati i tij, Eliezer Negrin dhe Sarika dhe  nëna e Negrinit, Aneta.

Në pranverën e vitit 1944, bashkëpunëtorët shqiptarë të nazistëve arrestuan Ilia dhe kërcënuan se do t’ia dorëzonin gjermanëve. Duke sfiduar rrezikun, Hoxha u bëri thirrje bashkëpunëtorëve dhe u tha atyre se i gjithë fshati do të hakmerrej ndaj familjeve të tyre nëse Ilia nuk do të lirohej. Dy ditë më vonë, Ilia u lirua, dhe ishte Hoxha që ishte duke pritur për atë në portën e burgut dhe e shoqëroi atë për në shtëpi.

Në shtator 1944, Ilia u arrestua përsëri dhe u lirua edhe një herë, sërish falë ndërhyrjes së Hoxhës. Gjatë periudhës nga shtatori 1943 deri në nëntor 1944, Hoxha dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të siguruar anëtarët e familjes Solomoni pa marrë asnjë shpërblim.

Më 5 maj 1992, Yad Vashem e njohu Nuro Hoxhën si “I Drejtë Ndër Kombet”, nderim që u bëhet jo-hebrenjve në mbarë botën dhe kanë shpëtuar hebrenjtë nga përndjekja naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Publikuar nga Izraeli Sot – izraelisot.com

Marrë nga portali i Yad Vashem

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023