Blinken në Izrael për armëpushimin e mundshëm në Gaza

Axhenda e Blinken në Izrael përfshin diskutimet mbi negociatat e vazhdueshme të pengjeve, luftën e Izraelit në Gaza


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Izrael të mërkurën për të takuar zyrtarë të lartë izraelitë mbi zhvillimet e ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër Gazës dhe arritjes së marrëveshjes së mundshme të armëpushimit.

”Axhenda e Blinken në Izrael përfshin diskutimet mbi negociatat e vazhdueshme të pengjeve, luftën e Izraelit në Gaza dhe përkeqësimin e krizës humanitare, si dhe planifikimin e pasluftës”, sipas të përditshmes “Haaretz”.

Në deklaratën e mëparshme të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shefin e shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe presidentin, Isaac Herzog.

Blinken deri më tani ka vizituar Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Katarin si pjesë e turneut të tij aktual në rajon, dhe gjithashtu është planifikuar të vizitojë Ramallahun për të takuar presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Kjo është vizita e tij e gjashtë në Izrael që nga 7 tetori, si pjesë e turneut të tij të pestë në rajon, që synon gjetjen e një zgjidhjeje për luftën e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

Para mbërritjes së tij në Izrael, grupi Hamas tha se kishte dhënë përgjigjen e tij Egjiptit dhe Katarit në lidhje me “marrëveshjen kornizë” për marrëveshjen e propozuar të shkëmbimit të të burgosurve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023