
Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.
Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Kosova i bashkohet aleatëve botërorë për të dënuar sulmet iraniane ndaj Izraelit.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë,” shkroi Osmani.