Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Begaj: Çdo përshkallëzim, rrezik për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme
Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.
Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.
Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.
“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, theksoi Begaj.
Irani ka nisur mbrëmjen e djeshme një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit.