Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.
Bashkë me urimet për zgjedhjen, ambasadorja Peleg shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe solidaritetin historik të shqiptarëve me hebrenjtë.
Kryetarja Spiropali nënvizoi vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, për avancimin e dialogut politik me Izraelin si edhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, sigurisë, industrinë e mbrojtjes, teknologjitë e informacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale, mbrojtjen kibernetike, rritjen e investimeve izraelite në Shqipëri, si edhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare për çështjet rajonale e globale.
“Shqipëria është lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit tonë për një botë më të sigurt e në paqe”, theksoi Spiropali.(ATSH)