Për herë të parë në Ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Aplikacioni inovativ nga Rentout International Ltd. e bën jetën më të thjeshtë për kompanitë dhe individët.


Për herë të parë në Ballkan, po lançohet një platformë që pritet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si menaxhohet dhe ofrohet shërbimi i qiradhënies së automjeteve.

Rentout, aplikacioni inovativ nga kompania europiane Rentout International Ltd., është gati të bëjë jetën më të thjeshtë për kompanitë dhe individët që dëshirojnë të japin automjetet e tyre me qira, si dhe për ata që kërkojnë një automjet me çmime konkurruese dhe komoditet të paprecedent.

Ky aplikacion revolucionar ju mundëson të menaxhoni gjithë procesin e qiradhënies në një platformë të vetme, duke eliminuar ndërmjetësit dhe duke ofruar shërbime pa komisione për përdoruesit.

Që nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e deri te Mali i Zi, Rentout do të krijojë rrjetin më të madh të automjeteve me qira në rajon, duke përfshirë një gamë të gjerë opsionesh – nga automjetet ekonomike e standarde deri te ato luksoze, retro, camper apo automjetet e punës.

Një nga karakteristikat kryesore të Rentout është thjeshtësia e përdorimit. Aplikacioni mund të shkarkohet falas dhe ofron mundësinë që individët dhe kompanitë të regjistrojnë automjetet e tyre, duke i dhënë me qira në një mënyrë të shpejtë dhe pa stres.

Përdoruesit do të marrin pagesat direkt në llogarinë e tyre bankare ose në dorë, ndërkohë që gjithë proceset e qiradhënies dhe shërbimeve të tjera kryhen brenda aplikacionit, sipas kërkesave të qiradhënësve.

Për të gjithë ata që kërkojnë lehtësi dhe shpejtësi, Rentout do të ofrojë edhe automjete vetëshërbyese. Pa nevojën për pritje në radhë apo dorëzimin e dokumenteve, përdoruesit mund të hapin automjetet direkt nga aplikacioni dhe të marrin çelësat brenda tij, duke shmangur kontaktin fizik me qiradhënësit. Ky është një përfitim i madh për ata që vlerësojnë kohën dhe preferojnë një përvojë të automatizuar dhe të lehtë.

Një tjetër përparësi e madhe që Rentout sjell është partneriteti me Sigal Uniqa Group Austria. Për herë të parë, drejtuesit e automjeteve me qira mund të blejnë plane sigurimi “full kasko” të përditshme me mbrojtje deri në 100%, dhe të përfitojnë nga gjashtë shërbime rrugore asistence. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë dhe qetësinë e përdoruesve gjatë udhëtimeve të tyre.

Rentout synon të ndryshojë rrënjësisht peizazhin e transportit në Ballkan, duke vënë në përdorim më shumë se 100,000 automjete nga kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim përmes këtij aplikacioni inovativ. Përveç krijimit të një infrastrukture të fuqishme transporti, aplikacioni kontribuon gjithashtu në uljen e trafikut dhe ndotjes, duke reduktuar miliona ton CO2 në atmosferë.

E ardhmja për Rentout duket edhe më premtuese. Brenda këtij viti, aplikacioni do të zgjerohet në Kroaci, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Turqi, duke ndërtuar një rrjet të gjerë rajonal që do të bëjë udhëtimin dhe qiradhënien më të thjeshtë dhe më të sigurt për të gjithë.

Rentout është më shumë sesa një aplikacion – është një revolucion që po ndryshon mënyrën se si e shohim dhe e përdorim transportin në Ballkan. Me një fokus në thjeshtësi, efikasitet dhe qasje të lehtë, Rentout premton të jetë platforma më e kërkuar për të gjithë ata që duan të japin apo të marrin një automjet me qira në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Web: rentout.ai

E-mail:

[email protected], [email protected] & [email protected]

Lokacioni: Geraldu Farrugia StreetZebbug, MALTA ZBG4351

 

Lexo më shumë

Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Shqipëria, bashkëpunim me Izraelin në fushën e informacionit gjeohapësinor

Drejtore e Përgjithshme e ASIG, Vilma Tomço takim me drejtuesen e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, Shimrit Maman.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023