Shqipëria dhe Izraeli, marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Center”


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është binjakëzuar me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Center”, një partneritet strategjik i cili do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në ambientet e MSHMS me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe CEO-s së “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss.

Ministrja Koçiu theksoi se gur themeli i bashkëpunimit mes dy vendeve është mbështetja për reformimin e shërbimit të Spitalit Onkologjik bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit. “Falë marrëveshjes së nënshkruar me “Sheba Medical Center, ekspertë të këtij spitali do të atashohen në Spitalin Onkologjik duke asistuar mjekët tanë në trajtimin e rasteve të vështira, në kohë reale përmes telemjekësisë. Pikë tjetër e dakordësuar në këtë marrëveshje është ofrimi i trajnimeve dhe njohja e mjekëve e infermierëve tanë me terapitë dhe pajisjet më inovative. Kjo marrëveshje bashkëpunimi e QSUNT me spitalin prestigjioz “Sheba”, ecën paralel me projektin madhor të Autonomisë Spitalore dhe Praktikave të Dyfishta për mjekët”, nënvizon ministrja.

Sipas saj, fuqizimi i bashkëpunimeve me qendra të tilla të ekselencës është një hallkë kyçe e programit të Autonomisë që ka filluar të zbatohet në 6 qendra spitalore në vend, e që hap pas hapi pritet të zgjerohet më tej në 17 të tilla.

“Për ne, është vërtetë një privilegj i jashtëzakonshëm të punojmë me një qendër spitalore të këtij niveli, e njohur për cilësinë, profesionalizmin dhe inovacionin që sjell në kujdesin ndaj pacientit. Por, ky është edhe një privilegj që në vijim duhet ta meritojmë, duke rritur hap pas hapi cilësinë e shërbimit të ofruar, si dhe përqafuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që i ofrohet stafit tonë mjekësor, veçanërisht gjeneratës së re të mjekëve. Ndaj dua t’i ftoj ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u trajnuar dhe bashkëpunuar me këtë qendër që në një vit trajton 2 milionë pacientë nga e gjithë bota, e që mbështet me mijëra studime shkencore e kërkime klinike”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Bashkëpunimi mes QSUNT-së dhe “Sheba Medical Center” krijon mundësi të reja për edukim dhe trajnim edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Duke filluar nga programet e specializimit deri tek trajnimet praktike për personelin mjekësor dhe infermieror, ky partneritet do të ndihmojë në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe përkrah përpjekjet e MSHMS për të transformuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një qendër të mirëfillta ekselence.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023