Koçiu: Bashkëpunimi me Sheba Medical Center, gur themeli i transformimit të Spitalit Onkologjik

Spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë çeli sot një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor


Spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë çeli sot një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center, me qendër në Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUNT.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku janë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, zëvendëspresidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-Even, mjekë dhe infermierë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “sot është një ditë e mirë, me lajme shumë të mira për një aspekt shumë të rëndësishëm që prek këdo për shëndetin. Jemi bashkë për një bashkëpunim që ka nisur në fund të 2024-ës në një partneritet me Sheba Medical Center me qendër në Izrael së bashku me QSUNT. Është një partneritet të cilin gjatë kësaj periudhe dymujore nga momenti i nënshkrimit të bashkëpunimit mes dy spitaleve tona ne punuam për ta konkretizuar dhe për ta kthyer në një plan veprimi transformues për shërbimin onkologjik në vend”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “gur themeli i këtij transformimi është spitali Onkologjik i QSUNT-së, për ta shtrirë më pas edhe në fusha të tjera të shërbimit shëndetësor këtë partneritet, që do të thosha është nga partnerët më seriozë, më profesionist, me një nga 10 qendrat shëndetësore ekselente në botë”.

“Ne jemi bashkërisht sot me ekipet shëndetësore, me mjekët, infermierët, imazheristët, të cilët punojnë në linjën e parë në frontin kryesor dhe në përpjekje sfiduese të përditshme me një sëmundje, siç është ajo e tumorit. Një sëmundje për hir të së vërtetës kur prek familje, të afërm, familjarët tanë bëhet shqetësuese për të gjithë komunitetin, familjen dhe pikë së pari, për të afërmit dhe pacientin drejtpërdrejt. Nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje dhe këtij plani veprimi konkret, që është një hap i jashtëzakonshëm, i cili do t’i mundësojë ekipeve tona që të ecin hap më hap me kohën, me dijen, me eksperiencën dhe ekselencën e partnerëve të Sheba Medical Center”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “zbatimi rigoroz i këtij plani do të mundësojë një model administrimi efikas, i cili do t’na japë gjithashtu mundësinë të riorganizojmë shërbimin onkologjik, të rishikojmë dhe riformatojmë protokollet mjekësore, si dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe të rrisim besimin e qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe pikë së pari, tek shërbimi shëndetësor në spitalin Onkologjik, si dhe lehtësimi i punës së përditshme që ju bëni në këtë betejë të vështirë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Shqipëri

Rama: Konsultim dhe ndërveprim në kohë reale me mjekët izraelitë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit me spitalin izraelit Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, do…

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023