Partneriteti i QSUNT me Sheba Medical Center, Rama: Nga menaxhimi, te teknologjia, trajnimet dhe barnat

Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët


Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të transformohet në një shërbim nga më bashkëkohorët, duke çelur një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor falë bashkëpunimit me Sheba Medical Center të Izraelit, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUNT.

Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve të shërbimit onkologjik, rritjen e standardeve dhe ofrimin e zgjidhjeve moderne për shëndetin e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në mjediset e QSUNT, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku në një takim me stafin e mjekëve të Qendrës, u prezantua plani i ri i veprimit për Onkologjikun, i cili është gati sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për një hop të madh cilësor të kujdesit ndaj pacientëve.

“Ky nuk është një partneritet formal, nuk është as një shkëmbim rastësor ose sporadik eksperience, por është një aleancë strategjike, e bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me lidershipin e spitalit Sheba, krah për krah me mjekët e spitalit Sheba, ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë në këtë periudhë disa vjeçare që kemi përpara, Qendrën spitalore Universitare 2030 një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe gjithë rajonin”, – u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, Kryeministri Rama.

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023