Partneriteti me spitalin izraelit, Rama: Vlerësim për çfarë populli shqiptar ka bërë për hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot partneritetin strategjik me spitalin izraelit Sheba Medical Center


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot partneritetin strategjik me spitalin izraelit Sheba Medical Center, ndërsa u shpreh se “ata duan t’i kthejnë mbrapsht popullit shqiptar, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Miqtë nga Izraeli nuk kanë këtu asnjë interes, nuk janë këtu për të fituar asgjë, as para, as reputacion, as ndonjë favor tjetër nga Shqipëria. Janë këtu për të na mbështetur dhe siç e dëgjuat dhe nga fjala e Joelit, siç e kam dëgjuar unë personalisht dhe nga fjalët e drejtuesit të përgjithshëm, profesorit që ju adresoi mesazhin, për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar në fushën e tyre, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo mund t’i tingëllojë shumë e bukur për të qenë e vërtetë shumëkujt që nuk e njeh popullin hebre”, theksoi Rama, gjatë prezantimit të partneritetit strategjik mes spitalit izraelit Sheba Medical Center dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kryeministri u shpreh se kjo mund t’i duket si retorikë shumëkujt që nuk e ka idenë se çfarë do të thotë për hebrenjtë e sotëm dhe çfarë do të thotë ndihma e gjithsekujt në atë kohë ndaj qoftë edhe një hebreu të vetëm.

“Por, për të gjithë ata që e dinë se çfarë thellësie ka në shpirtin e popullit të Izraelit dhe çfarë vendi të veçantë ka në mendjen e popullit të Izraelit holokausti, dhembjet e holokaustit dhe gjithë ai pak solidaritet që hebrenjtë gjetën, në një kohë kur shumica dërrmuese në të gjitha vendet i trajtoi si “mish për top”, është absolutisht kështu dhe vetëm kështu. Një partneritet nga i cili ne kemi oportunitetin të mësojmë shumë gjëra, që përndryshe do t’i mësonim, por do të na duhej shumë kohë dhe do të na duhej të bënim shumë gabime, dhe nga ana tjetër, që t’i japim jo vetëm shqiptarëve, por në të gjithë rajonin mundësinë e një realiteti të shërbimit publik shëndetësor vërtetë ekselent”, theksoi Kryeministri.

Nga ana e tij, edhe dr. Yoel Har-Even, gjatë fjalës së tij solli në vëmendje mbështetjen që ka dhënë populli shqiptar duke shpëtuar mijëra hebrenj nga nazistët.

“Për tri ditë do të shënjojmë Ditën e Holokaustit. Në 1945 kampi shfarosës i Aushvicit u çlirua nga nazistët. Ka një parim të rëndësishëm të shtresëzuar në ADN-në e hebrenjve që është dhe një prej arsyeve të mbijetesës sonë të vërtetë dhe ringjalljes së kaq shumë brezave, për të kujtuar dhe për të mos harruar. Për të kujtuar të shkuarën dhe për t’u siguruar që e tashmja dhe e ardhmja jonë do të jenë shumë më të mira”, tha ai.

“Sot, ashtu si atëherë, shqiptarët qëndruan krah hebrenjve në mënyrë heroike dhe shpesh edhe me vepra që kërcënonin dhe jetën e tyre, duke ruajtur hebrenjtë në mbarë Ballkanin dhe duke shpëtuar mijëra prej tyre nga vdekja e sigurt nga nazistët. Me këtë kujtesë të freskët në mendjen time qëndroj këtu përpara jush sot. Gjatë këtyre javëve Qendra Shëndetësore Sheba ka punuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e QSUT-së për të hartuar një plan strategjik për të forcuar përgjigjen mjekësore shqiptare ndaj pacientëve me kancer”, u shpreh dr. Yoel Har-Even.

Burimi ATSH

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Shqipëri

Rama: Konsultim dhe ndërveprim në kohë reale me mjekët izraelitë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit me spitalin izraelit Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, do…

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023