Rama: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, partneritet strategjik me spitalin izraelit!

Kryeministri: Bashkëpunim me Sheba Medical Center, një ndër ekselencat mjekësore në botë


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë po çel një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUT.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se bashkëpunimi do të nisë me Spitalin Onkologjik, për të cilin është gati plani i ri i veprimit, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

“Do të fokusohemi bashkërisht me partnerët izraelitë për një hop të madh cilësor të kujdesit ndaj pacientëve. Synimi ynë është të forcojmë kapacitetet e shërbimit onkologjik, të rrisim standardet dhe të sjellim zgjidhje moderne për shëndetin e qytetarëve”, theksoi Rama.

Rama u shpreh optimist për garancinë që jep partneriteti strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cili është rankuar i 9-ti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të gjithë botës.

“Jam shumë optimist sot për ecurinë e mëtejshme të transformimit të QSUT dhe për transformimin e Spitalit Onkologjik në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi shëndetësor ekselent në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se ky nuk është një partneritet formal apo një shkëmbim rastësor eksperience, por është një aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin se krah për krah me lidershipin dhe mjekët e spitalit ne do të arrijmë të krijojmë një sinergji që do ta bëjë këtë transformim.

“I jam shumë mirënjohës Presidentit të Izraelit që gjatë vizitës së tij në Tiranë u tregua shumë i gatshëm të na vendoste këtë kontakt që po e kërkonim prej disa kohësh. I jam shumë mirënjohës drejtuesit të mirënjohur të spitalit Sheba Medical Center, që erdhi personalisht në Shqipëri. Patëm një takim të gjatë dhe në mënyrë shteruese iu qasëm të gjithë problematikës që ne duam të adresojmë. Në atë takim, sinqerisht, mora këtë garanci dhe kjo që po ndodh sot është prova se ai nuk ishte një takim për të kaluar radhën, por ishte fillimi i një pune intensive që e kanë çuar para disa prej të deleguarve të spitalit”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023