Teknologjia digjitale, nënshkruhet marrëveshja mes TEDA-s dhe kompanisë izraelite

Nënshkruhet marrëveshja midis “TEDA Tiranë”, Bashkia Tiranë dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, për krijimin e një Data Center


Shqipëria, me burimet e saj të bollshme natyrore dhe fokusin në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative.

U nënshkrua sot marrëveshja midis shoqërisë ‘TEDA Tiranë”, Bashkia Tiranë dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, për krijimin e një Data Center që do të operojë brenda zonës së Teda Tiranë.

Ky investim do të ndihmojë në konsolidimin e Shqipërisë, si një qendër rajonale për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, duke përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe duke tërhequr investime të tjera në këtë sektor.

TEDA Tiranë është një projekt strategjik i iniciuar nga Bashkia Tiranë, me qëllim për të nxitur investimet në teknologji dhe industri. Zona synon të ofrojë lehtësira për investimet e huaja në sektorë strategjikë si teknologjia, industria automotive, inovacioni, prodhimi dhe industri të tjera në përputhje me legjislacionin shqiptar. Me një infrastrukturë moderne dhe kushte të favorshme për bizneset, Teda Tiranë ka potencialin të kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit në COD, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

TEDA Tirana, e cila do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh, pritet të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, të krijojë kushtet për të zhvilluar industri si ajo automotive, farmaceutike, ICT, Hi-Tech, pajisje të precizionit të lartë, industri robotike, prodhim teknologjik, etj, ndërsa përllogaritet të gjenerojë mbi 7 mijë vende cilësore pune, me paga të larta.

TEDA Tirana, zona e parë e lirë ekonomike në Shqipëri, ofron një platformë ideale për zgjerimin e biznesit. E vendosur në Tiranë, një qytet me zhvillim të shpejtë, TEDA Tirana ofron mundësi për zhvillimin e një game të gjerë industrish, të mbështetura nga infrastruktura moderne dhe kushte të favorshme për investitorët.

Nga dizenjimi dhe zhvillimi i softuerit deri tek industritë e automobilave dhe agro-përpunimit, TEDA ofron hapësira për të gjitha llojet e teknologjisë, prodhimit dhe aktiviteteve të shërbimit.

Për më tepër, klima e saj, infrastruktura e avancuar dhe stimujt e shumtë e bëjnë TEDA Tirana një destinacion tërheqës për investitorët dhe sipërmarrësit që synojnë të ndërtojnë industri moderne dhe të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023