Zbulohet në Izrael punishtja më e vjetër e birrës, 13 000 vite para Krishtit

Qendra ndodhet në shpellën Raqefet në jug të Haifës


IZRAEL- Disa arkeologë kanë zbuluar në Izrael atë që mund të cilësohet si punishtja më e vjetër e alkoolit në botë, në rastin konkret një pije e përafërt për nga shija me birrën, që mendohet të jetë servirur gjatë ceremonive rreth 13 000 vite më parë.

Qendra ndodhet në shpellën Raqefet në jug të Haifës që shërbente si varrezë për banorët e natufianit (12 500 – 10 000 para Krishtit) shkruan “timesofisrael.com”.

Nëse nuk gabohemi jemi përpara dëshmisë më të vjetër të prodhimit të alkoolit që ngjasonte më shumë me një masë të trashë si supë, sesa një pije alkoolike.

Birra e prodhuar ishte ndryshe nga ajo që konsumojmë sot, por me një përqindje shumë më të vogël alkooli.

Tre gropa të vogla me një thellësi rreth 40 deri në 60 centimetra janë zbuluar, të shpuara në të njëjtën sipërfaqe shkëmbore të shpellës.

Dy vende të gërmuara në formën e poçeve shërbenin për të ruajtur grurin, i treti për ta fermentuar, bën me dije studimi i publikuar së fundmi.


Vendi ku ndodhen këto zgavra dëshmon se prodhimi i pijes lidhet me sa duket me ceremonitë apo forma të tjera të aktiviteteve sociale, shprehet Dani Nadel.

Sipas artikullit, publikuar nga disa hulumtues të Universitetit amerikan të Standford-it, këto risi datojnë disa mijëvjeçarë më herët se fillimi i kulturës artizanale të drithërave në Lindjen e Mesme.

Natufianët janë lidhja midis Paleolitit dhe Neolitit dhe tranzicionit nga mënyra e jetësës së gjahtarëve në atë të fermerëve të vendosur në Mesdheun Lindor.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023