Jeruzalemi, një lavdërim mbi dhé. Rëndësia e qytetit të Perëndisë

Perëndia paracaktoi Jeruzalemin të ishte qyteti për shpengimin e botës. Jezusi vdiq në Jeruzalem “një herë e përgjithmonë” për mëkatet e botës.


Nga Dr. Jürgen Bühler

President i ICEJ – International Christian Embassy Jerusalem

 

Rëndësia e Qytetit të Perëndisë: Dje, Sot dhe Nesër

4000 vjet më parë, Perëndia zgjodhi tregëtarin mesopotamas të quajtur Abram dhe i dha atij një short që do të ndryshonte botën rrënjësisht (Zanafilla 12:1-3). Me Abrahamin, Perëndia zgjodhi një popull që u premtoi gjëra të mëdha. Këto premtime të bekimit për Izraelin nuk u dhanë që thjesht të kënaqeshin vetëm ata. Nuk ishte thjesht që Perëndia po zgjidhte një popull të veçantë për veten nga të gjitha kombet e tjera mbi dhe. Ishte më shumë se kaq. Qëllimi i Perëndisë për të thirrur Abrahamin dhe pasardhësit e tij pas tij ishte të shpëtonte gjithë tokën. “…te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës.” (Zanafilla 12:3) Pali pa një deklarim paraprak të ungjillit të Jezus Krishtit në këtë premtim. “Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t`i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: “Të gjitha kombet do të bekohen në ty“.” (Galatasve 3:8)

Toka dhe Njerëzit

Fakti që shpesh injorohet është që Perëndia nuk zgjodhi vetëm njerëzit – “prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti,” (Romakëve 9:5) – por gjithashtu edhe një vend gjeografik.  Perëndia jo vetëm që i premtoi Abrahamit ta bënte një komb të madh dhe të bekuar por ai gjithashtu e siguroi atë për “një vend që do të të tregoj.” (Zanafilla 12:1) Ashtu si pasardhësit e Abrahamit supozohen të jenë një bekim për të gjitha familjet e tokës, kjo cope tokë e veçantë ka një rëndësi strategjike për shpëtimin e njerëzimit. Në një fare mënyre është ura që bashkon qiellin me tokën. Me fjalë të tjera, në tokën e Kananit, Perëndia hapi derën për të gjithë njerëzimin që të ketë hyrje të lirë për në mbretërinë e Perëndisë.

Jeruzalimi si Epiqendra

Epiqendra e kësaj toke të veçantë dhe të premtuar është qyteti i Jeruzalemit. Abrahami kishte 2 përvoja të fuqishme këtu që do të vendosnin një vulë të përjetshme dhe të paharrueshme mbi qytetin. Së pari, Abrahami takoi mbretin e mistershëm Melkisedek. Melkisedeku ishte mbreti i Salemit, që më vonë u quajt Jeruzalem. Ai i dha Abrahamit bukë dhe verë duke qenë se ishte njëherazi mbret i paqes dhe i drejtësisë. Melkisedeku nuk ishte thjesht një sundimtar por kishte në vetvete edhe ofiqin e priftit dhe atë të një mbreti Sovran – cilësi të qarta për një krisht. Autori i letrës së Hebrenjve e përfytyronte gjithashtu Melkisedekun si një pararendës të shpëtimtarit të premtuar të botës. Pas miqësisë së tij me Melkisedekun, Abrahami do të kthehej edhe një herë tek zona kodrinore e Jeruzalemit kur Perëndia do ta urdhëronte të sakrifikonte birin e tij të dashur Isakun, djalin e premtimit. Abrahami iu ngjit këtij mali në bindje, duke qenë plotësisht i sigurt që Perëndia ishte në gjendje të ngjallte birin e tij nga të vdekurit (Hebrenjtë 11:19).

Duhet të kalonin 1000 vjet derisa mbreti David të kuptonte rëndësinë e tij këtij vendi. Ai e zhvendosi kryeqytetin e mbretërisë së tij në Jeruzalem, duke kuptuar që Perëndia do të ngrinte tempullin e tij në këtë qytet. Tempulli nuk do të ishte thjesht një shtëpi lutje për hebrenjtë. Fjala e Perëndisë na meson që edhe të huajt që nuk qenë pjesë e popullit të Izraelit do të takoheshin me Perëndinë e Izraelit atje “me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje” (1 Mbretërve 8:43) Prandaj më vonë, Isaia do ta quante tempullin “shtëpi lutjeje për të gjithë popujt”. (Isaia 56:7)

Premtimi i Babilonisë

Për shumë hebrenj bota u përmbys kur pas disa pushtimeve të Jeruzalemit, Babilonasit shkatërruan Tempullin në vitin 480 Pr.K. Si mund ta lejonte Perëndia këtë që të ndodhte? Ata që u internuan diku tjetër nuk mund të kuptonin Perëndinë më apo se çfarë po u ndodhte atyre. “Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin (Psalmi 137:1) Ishte profeti Daniel që nuk rreshti së shpresuari për Jeruzalemin dhe që kuptoi si askush tjetër qëllimet e përjetshme për këtë qytet të përjetshëm. Si një zyrtar i lartë në perandorinë babilonase, një rol që mund të barazohet me atë të kryeministrit sot, Danieli u lut për rindërtimin e Jeruzalemit dhe kthimin e popullit hebre nga Babilonia. “Ndërsa unë po flisja akoma, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit tim të Izraelit dhe po paraqisja lutjen time para Zotit, Perëndisë tim, për malin e shenjtë të Perëndisë tim” kujtonte Danieli, “ai njeri, Gabrieli” iu shfaq dhe e udhëzoi atë.

Fjalët e tij i kanë ngacmuar teologët dhe hulumtuesit e Biblës për shekuj. “Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t`i dhënë fund shkeljes, për t`i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.” (Danieli 9.24) Nuk do të ketë një pasazh tjetër kaq të dukshëm në Bibël që përshkruan thirrjen unike të popullit hebre dhe qytetin e Jeruzalemit kaq qartë dhe hollësisht si ky. Perëndia caktoi një kornizë kohore për popullin Hebre dhe qytetin e Jeruzalemit në të cilën Ai do të plotësonte detyrat e mëposhtme: ti jepte fund shkeljeve, të falte mëkatet, të shlyente paudhësinë, të shpallte një drejtësi të përjetshme, të vuloste vizionin dhe profecinë dhe të vajoste një vend të shenjtë.

Nuk ka asnjë qytet tjetër mbi dhe me një thirrje të tillë.

 

  1. Ti jepte fund shkeljeve: shkelja e urdhërimeve të Perëndisë është një problem i madh për njerëzimin. “Të gjithë kanë devijuar,” deklaroi psalmist (Psalmi 14:3) Por do të ketë një fund kjo sëmundje e rebelimit kundër Perëndisë dhe urdhërimeve të tij.
  2. Të falte mëkatet: rrënja e rebelimit njerëzor kundër Perëndisë e ka zanafillën në natyrën e njeriut. Paperëndishmëria e ka rrënjën e saj në zemrat tona, siç edhe tha Jezusi “Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.” (Mateu 15:19) Askush nuk ka ngelur i paprekur nga ajo. Por natyra mëkatare e njeriut do të zhvishet. Fjala hebraike do të përkthehet edhe si “do të vuloset”. Kjo do të thotë që Perëndia do të mbyllë këtë burim, njëherë e përgjithmonë.
  3. Të shlyente paudhësinë: të gjitha mëkatet që janë bërë tashmë do të shlyen. Edhe nëse mëkatet do të jenë të kuqërremta dhe do të bërtasin drejt qiellit, ata do të bëhen të bardhë si bora. (Isaia 1:18).
  4. Të shpallte një drejtësi të përjetshme: Isaia shpall – “drejtësia ime do të jetë përjetë dhe shpëtimi im brez pas brezi.” (Isaia 51:8) Nuk do të ketë thjesht një periudhë të shkurtër drejtësie siç qe nën mbretin David dhe mbretin Ezekia, që u pasuan nga mbretër të paperëndishëm. Ky mbretërim drejtësie do të zgjasë përgjithmonë: “Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.” (Isaia 9:7)
  5. Të vulos vizionin dhe profecinë: të gjitha premtimet e Perëndisë sado të mëdha apo të pabesueshme të duken, do të plotësohen. Asnjë jotë nga premtimet e Perëndisë nuk do të humbasin.
  6. Të vajoste një vend të shenjtë: Kjo mund të jetë gjithçka: një tempull i ardhshëm në Jeruzalem, shenjtërorja e përjetshme e Jeruzalemit qiellor, kisha si një tempull apo çdo besimtar si një tempull. John Wesley pa tek vajosja e këtij pasazhi vajosjen e Krishtit si prift, mbret dhe profet.

 

“Çfarë profecie e mrekullueshme!” shkruan teologu H.C. Leupold. “Këto 6 deklarata përfshijnë të gjitha gjërat e mira që Perëndia iu ka premtuar ndonjëherë njerëzve.” Danieli i lidh këto premtime të jashtëzakonshme ngushtësisht me popullin hebre dhe me qytetin e Jeruzalemit. “Për popullin tend dhe qytetin tënd të shenjtë…” Prandaj nuk është për tu çuditur që Jezusi duhet të përmbyllte misionin e tij në Jeruzalem prej nga fillimi. Asnjë qytet tjetër nuk qe i kualifikuar për këtë.  Mbi malin e Shpërfytyrimit, Jezusi bisedonte me Mosiun dhe Elian “të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.” (Luka 9:30-31)

Perëndia paracaktoi Jeruzalemin të ishte qyteti për shpengimin e botës. Jezusi vdiq në Jeruzalem “një herë e përgjithmonë” për mëkatet e botës. Abrahami e priste ketë ditë ndërsa lidhi djalin e tij mbi altarin e malit Moria (Gjoni 8:56). Danieli priste që Jezusi të shlyente për mëkatet e botës jashtë portave të qytetit në kodrën e Kalvarit (Golgotas). Ai mposhti vdekjen kur u ngjall nga të vdekurit dhe fitoi një shpengim të plotë për njerëzimin.

Kisha model në Jeruzalem

Së pari, ishte shqetësuese për dishepujt e parë që Jezusi u ngjit në qiell nga Mali i Ullinjve në krahun lindor të Jeruzalemit. Por Jezusi u premtoi që ai nuk do ti braktiste ata. Një ngushëllues do të vinte. Dhe ai erdhi saktësisht në Ditën e Rrëshajave, sërisht në Jeruzalem. Fryma e Perëndisë zbriti si gjuhë zjarri mbi secilin prej 120 dishepujve. Njerëz të zakonshëm u mbushën me praninë e Perëndisë dhe filluan një shërbesë të fuqishme që sollën mijëra në mbretërinë e Perëndisë. Kisha e parë u themelua në Jeruzalem. Ishte një komunitet i fuqishëm që nuk mbështetej thjesht mbi mësime shumë të sofistikuara teologjike por edhe mbi një deklarim të efektshëm dhe dinamik të ungjillit. Kjo kishë e Jeruzalemit nuk besonte në përshtatjen kulturore për të tërhequr njerëzit në bashkësi por ata i besonin fuqisë ndryshuese dhe mrekulli-bërëse të Frymës së Shenjtë. Ata nuk kishin në pronësi katedrale apo pasuri të mëdha kishtare, por ata mund të thoshnin: “Por Pjetri tha: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!“. (Veprat 3:6) Asnjë nga kishat model dhe nga të gjitha zgjimet në historinë e Krishtërimit, nuk ka patur ndonjë me më shumë ndikim mbi ne sesa kisha e Jeruzalemit.

Jeruzalemi apo Roma?

Tertuliani pyeti njëherë: “Çfarë ka të përbashkët Jeruzalemi me Athinën?” Përgjigjja që ai dha tregonte që ungjilli i Krishtit kishte shumë pak të përbashkëta me filozofinë greke. Përkundrazi, neve këshillohemi gjatë gjithë Shkrimeve të SHenjta për të parë nga Jeruzalemi. Kryqi dhe ringjallja, kaq të rrënjosura në Jeruzalem, ndikojnë Athinën, Berlinin, Pekinin, Nju Jorkun dhe pjesën tjetër të botës. Edhe sot Jezusi del nga portat e qytetit të Jeruzalemit për ti dhënë çdo njeriu bukë dhe verë. Nuk qe rastësisht që psalmist shkroi: “Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi!” (Psalmi 137:5) Nuk duhet që ta harrojmë se djepi i besimit tone qëndron në Jeruzalem, jo në Romë.

Konflikti për Jeruzalemin

Nuk është për tu habitur që ky qytet sulmohet si asnjë tjetër. Profeti Zakaria parapa një përshkallëzim global për qytetin e Jeruzalemit: “”Ja, unë do ta bëj Jeruzalemin një kupë hutimi për gjithë popujt përreth; … do të ndodhë që unë do ta bëj Jeruzalemin një gur të rëndë për gjithë popujt; … edhe sikur të mblidheshin të gjitha kombet e dheut kundër tij. (Zakaria 12:2-3) Jeruzalemi do të ndahet, ndërkombtarizohet dhe madje do të nënshtrohet ndaj Vatikanit. Planet për të ardhmen e këtij qyteti janë të shumta. Perëndia po i paralajmëron kombet: ata që duan të ngrenë këtë gur të rëndë “do të copëtohen vetë”. Jeruzalemi është qyteti i Perëndisë (Psalmi 46+48) Dhe Perëndia është personalisht i përfshirë në këtë qytet. “Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin.” (Zakaria 1:14, 8.2) Kur Perëndia quan diçka të vetën dhe shpreh zellin e tij kaq qartë atëherë ju do të bënit mire të linit “Jeruzalemin t`ju kthehet në zemër.” (Jeremia 51:50)

Jeruzalemi, shpresa jonë

Jo vetëm janë rrënjët tona në Jeruzalem; por edhe shpresa e shpëtimit tonë gjendet atje. Shpëtimtari do të kthehet në Jeruzalem “në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell!” (Veprat 1:11) Këmbët e tij nuk do të qëndrojnë në rrugën Azuza apo në Brownsville apo në Wittenberg apo Herrnhut por sërisht mbi kodrën në lindje të Jeruzalemit, mbi malin e Ullinjve. Po në atë kohë, Krishti do të sundojë si Princ i Paqes. Premtimet e Danielit do të përmbushen plotësisht. Jeruzalemi do të jetë patundshmërisht kreu i kombeve. “nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.”  (Isaia 2.3) Si rezultat, ata “Do t`i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.” (Isaia 2:1-4) Jeruzalemi do të jetë një lavdërim mbi dhe dhe jo më një kupë hutimi për të gjitha kombet. Por kjo nuk do të ndodhë automatikisht. Perëndia kërkon bashkëpunimin tone. Isaia e përshkruan detyrën tonë kështu: “Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vënë roje që nuk do të heshtin kurrë, as ditën as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje,dhe mos e lini të pushojë, deri sa ta ketë rivendosur Jeruzalemin dhe ta bëjë atë lëvdimin e të gjithë tokës!” (Isaia 62.6-7) Perëndia po kërkon për ndërmjetësues që do të jenë gati për tu përfshirë në këtë plan të madh të tij të shpengimit të Izraelit dhe të mbarë botës. Lutuni për paqen e Jeruzalemit! Ata që duan Jeruzalemin do të begatohen! (Psalmi 122:6)

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023