Mijëra qytetarë para gazetës “Charlie Hedbo”
Paris, 7 janar 2015 – Në qendër të Parisit dhe sheshin përpara gazetës satirike “Charlie Hedbo” janë mbledhur mijëra persona që kanë shprehur solidaritetin e tyre me gazetarët në këtë ditë të vështirë. Ata kanë mbajtur në dorë një stilolaps ndërsa në parrullat e tyre shkruhej “Unë jam Charlie”. Nga masakra mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre 10 gazetarë dhe 2 policë.