Dita e Holokaustit, Veseli: Krenarë që populli shqiptar mbrojti atë hebre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar sot ditën e Holokaustit, ndërsa ka shprehur krenarinë që ka populli shqiptar për ndihmën që u kanë dhënë popullit hebre.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, ishte lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX.

“Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist. Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX”, shkruan kryeparlamentari Veseli.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023