Përkujtimi i Holokaustit – mbrojtje e të drejtave të njeriut

40 mijë të mbijetuar të Holokaustit jetojnë në Nju Jork. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u përkujtua Holokausti. Antisemitizmi i vjetër po kthehet paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio, Guterres.


Nju Jorku është qyteti i të mbijetuarve. 40 mijë të mbijetuar të Holokaustit jetojnë këtu. Disa prej tyre ishin ftuar të hënën (28.01.) për t’u nderuar në aktivitetin përkujtimor të OKB, organizuar në sallën e Asamblesë së Përgjithshme. Burra dhe gra që i shpëtuan genocidit, familjarët, veteranë të Luftës së Dytë Botërore, janë simbolet e gjalla që i kujtojnë njerëzimit çfarë ndodh kur ideologjitë fashiste marrin pushtetin. Kur ata u çuan në këmbë, salla e Asamblesë shpërtheu në duartrokitje.

Të kujtosh Holokaustin, është të kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e njeriut. Ky është titulli i aktivitetit. “Ne jemi mbledhur të kujtojmë së bashku viktimat e Holokaustit, 6 milionë hebrenjtë dhe shumë të tjerë të vrarë në këtë periudhë të paprecedente, mizorie të përllogaritur, kur dinjiteti human u shkel nga ideologjia raciste”, tha Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili duke kujtuar vrasjet në Sinagogën e Pitsburgut, dhe incidentet antisemitiste në Francë e Bullgari paralajmëroi se: “duhet të vemë alarmin”, sepse “antisemitizmi jo vetëm që është ende i fortë, por është duke u bërë edhe më i keq”.

USA, New York: Holocaust Gedenkfeier im Hauptsitz der UN (picture-alliance /L. Muzi)

“Antisemitizmi i vjetër është kthyer sërish”, vazhdoi më tej Guterres. “E aty ku ka antisemitizëm, askush nuk është i sigurt”, tha ai. Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme, Maria Fernanda Espinoza, kujtoi në fjalën e saj vizitën në “Kampin e vdekjes”, atë të Aushvicit. “Askush nuk mund të hyjë në një vend të tillë dhe të dalë i pandryshuar”, tha ajo duke shtuar se këto vende të kujtojnë çfarë është në gjendje të bëjë njeriu. Zonja Espinoza falenderoi veteranët e luftës, “të cilët ne kurrë nuk mund t’i falenderojmë sa duhet për atë që kanë bërë”, si edhe vlerësoi punën e 100 mijë paqeruajtësve sot në 14 misionet e botës, që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë.”

Ne të gjithë do e tregojmë historinë e Holokaustit

Fjalët “mos harroni kurrë” dhe “kurrë të mos ndodhë sërish”, janë shtylla të identitetit tonë, tha Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB. “Edhe sot vriten njerëz vetëm sepse janë hebrenj, siç është rasti i vrasjes së 11 hebrenjve në Sinagogën e Pitsburgut në SHBA dhe i vrasjes së një të mbijetuareje të Holokaustit, 85 vjeçares Mirrelle Knoll në Francë në vitin 2018”, tha ai. Zoti Danon kujtoi të gjithë ata që iu kundërvunë sistemit të së keqes dhe ndihmuan hebrenjtë të shpëtonin. Ai përmendi diplomatë nga vende si Nepali, Japonia, Hungaria që ndihmuan hebrenjtë duke u dhënë viza dhe dokumenta për të shpëtuar. Një ekspozitë kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrejtë u hap sot në ambientet e OKB-së.

USA, New York: Holocaust Gedenkfeier im Hauptsitz der UN (picture-alliance /L. Muzi)

“Sot është dita për të kujtuar të kaluarën, por edhe dita për të vepruar, për t’u fokusuar në mbrojtjen nga mizoritë, për t’i dhënë atyre përgjigjen e duhur dhe për të krijuar kushtet që autorët të vihen në bankën e të akuzuarve”, tha Jonathan R. Cohen nga misioni i përhershëm amerikan në OKB. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të punojnë me vendet e tjera dhe gjithë partnerët në botë, për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe antisemitizmin në gjithë llojet e tij. “Kur të mbijetuarit e Holokaustit të mos jenë më në gjendje të tregojnë historinë e tyre, ne të gjithë do të tregojmë historinë e Holokaustit”, përsëriti Cohen, fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Të mos trajtoheni si qënie njerëzore sepse jeni hebre

Askush nuk i përmendi Gjermaninë ose gjermanët. Derisa fjalën e mori Inge Auerbacher, një kimiste amerikane me origjinë gjermane. Ajo tregoi për jetën e saj, që e lindur më 1931 në Kipenheim të Gjermanisë, në një famililje hebreje, përfundoi si 7 vjeçare në kampin e përqëndrimit Theresienstadt, në Çekosllovaki. Inge Auerbacher mban të ngjitur në xhaketë një flutur, simbol për 1,5 milionë fëmijët e shfarosur nga Holokausti. Kur migroi në SHBA më 1946, Inge Auerbacher kishte humbur 20 anëtarë të familjes, dhe shoqen e bankës. Ajo ka shkruar 6 libra, përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe e përfundon dëshminë e jetës së saj me thirrjen “Jo më antisemitizëm!”

USA, New York: Inge Auerbacher hält eine Rede im UN Hauptsitz (picture-alliance /L. Muzi)Inge Auerbacher

“Në Aushvic unë nuk kisha asnjë gjë. As emër. Vetëm një numër. B9408.” Ky është Marian Turski, kryetar i Këshillit të Muzeumit historik të hebrenjve të Polonisë, që tregon në anglisht dhe gjermanisht numrin që ka pasur në kampin e përqëndrimit. I lindur më 1922, zoti Turski përfundon në Aushvic si adoleshent. Ai tregon historinë e tij, ku më e keqja nuk ishte uria, i ftohti, tifoja. Por ishte poshtërimi. “Nëse ju jeni hebre, dhe meqenëse jeni hebre, të mos trajtoheni si qënie njerëzore.” Kjo ka qenë e keqja më e madhe për të. Ai bën thirrje për t’i dhënë fund urrejtjeve, armiqësive sepse nëse jo, “kush do t’i mbrojë fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat nga katastrofa më e keqe?”, pyet zoti Turski në fund të fjalimit.

“Si ishte e mundur të ndodhte Holokausti?” bën pyetjen Sara J. Bloomfield, drejtore e Muzeumit të Holokaustit në SHBA, një pyetje që na e mëson historia. Përgjigja është: “Ishte e mundur sepse antisemitizmi kishte rrënjë të thella në historinë gjermane dhe europiane.”

Aida Cama/Deutsche Welle

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023