Netanyahu: Do të jem kryeministër i gjithë izraelitëve

Kryeministri aktual pritet të formojë qeverinë e pestë nën drejtimin e tij, një rekord absolut në Izrael


Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi një “fitore të pabesueshme” pasi rezultatet për zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit të martën treguan partinë e tij, Likud, dhe koalicionin e djathtë, me një avantazh të qartë dhe me shumicë absolut në Knesset, parlamentin izraelit.

Koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Netanyahu ka fituar 65 vende nga 120 vende që ka parlamenti izraelit, ndërsa blloku i majtë, 55 mandate.

“Unë i kam filluar tashmë bisedimet me liderët e partive tona të djathta, dhe thuajse të gjithë ata kanë deklaruar publikisht se do të më rekomandojnë mua për të formuar qeverinë, dhe po kështu do të bëjë edhe presidenti ynë. Qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri e krahut të djathtë. Megjithatë, unë kam ndërmend të bëhem kryeministër i të gjithë izraelitëve, të drejtë dhe të majtë, hebrenjve dhe jo-hebrenjve. Kjo ka qenë dhe kështu do të jetë dhe në të ardhmen”, tha  Netanyahu në fjalimin e tij të fitores.

Lexo edhe

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023