“Kundër harresës”, ekspozitë në SHBA me 78 portrete të të mbijetuarve të Holokaustit

Toscano, që nga viti 2015 ka fotografuar pothuajse 400 të mbijetuar nga Holokausti në të gjithë botën.



Një ekspozitë me 78 portrete në  format të madh të të mbijetuarve të Holokaustit, fotografuar nga fotografi gjermano-italian Luigi Toscano është hapur në bashkinë e San Franciskos.

Portretet, pjesë e projektit “Gegen das Vergessen” (”Kundër harresës”) nga fotografi me bazë në Mannheim u vendosën dje në bashkinë e qytetit.

Toscano, 46 vjeç, që nga viti 2015 ka fotografuar pothuajse 400 të mbijetuar nga Holokausti në të gjithë botën.

Personat shfaqen në foto duke shikuar drejtpërdrejtë në kamera, disa të qeshur, të tjerë seriozë.

Pesëmbëdhjetë prej tyre vijnë nga një rajon më i madh, San Francisko, përfshirë të mbijetuarit e ish-kampeve të përqëndrimit si Ben Stern, 97 vjeç, Ilse Alexander e lindur në Austri, 89 vjeçe dhe Fanny Krieger, 89 vjeçe, e cila humbi prindërit e saj dhe motrën më të vogël në Holokaust.

“Ne duhet të vazhdojmë diskutimin dhe analizën e Holokaustit,” tha Toscano.

Ai tha se personi më i vjetër që kishte fotografuar për këtë projekt ndodhej në San Francisco, Sol Franks lindur në Rumani, i cili mbijetoi në kampin e vdekjes në Auschwitz dhe tani është 100 vjeç.

Disa prej të mbijetuarve morën pjesë në hapjen e ekspozitës.

Ilse Alexander tha se kishte qenë shumë e lumtur që portreti i saj të fotografohej.

“Kur shohim diskriminim, racizëm dhe antisemitizëm, duhet ta ndalojmë menjëherë, edhe sot si atëherë”, tha ajo.

Fanny Krieger tha se shpreson që ky projekt do të stimulojë të rinjtë të mësojnë më shumë nga të mbijetuarit për “gjërat e tmerrshme”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023