Muzeu Hebraik në Vlorë, ambasadori Canaj pret Felicita Jakoelin
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një takim pune Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre, dekoruar me titullin “Shqiponja e Artë”, Felicita Yakoel.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një takim pune Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre, dekoruar me titullin “Shqiponja e Artë”, Felicita Yakoel.
“Sot, në ambientet e Ambasadës zhvilluam një takim me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre, dekoruar me titullin “Shqiponja e Artë”, Felicita Yakoel, me të cilën vijojmë bashkëbisedimet dhe kontaktet për angazhimin serioz në projektin e Muzeut Historik te Vlorës!”, shkruan ambasada shqiptare, në një njoftim të sajin në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në Vlorë është duke u ndërtuar Muzeu i Hebraizmit, ku do të ekspozohen artefakte origjinale nga bashkëjetesa e gjatë midis shqiptarëve dhe hebrenjve.
Felicita Jakoel është me origjinë nga hebrenjtë e Vlorës, përpara se i ati i saj, Josef Jakoel të transferohej në Tiranë. Ajo jeton që nga viti 1992 në Izrael.