Izraeli në zi, ndahet nga jeta “Zonja e Parë”, Nechama Rivlin

Nechama Rivlin, gruaja e Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, vdiq të martën në mëngjes në moshën 73-vjeçare


Nechama Rivlin, gruaja e Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, vdiq të martën në mëngjes në moshën 73-vjeçare, tha Sekretari i Presidentit në një deklaratë.

Rivlin vdiq në prag të ditëlindjes së 74 të saj në Spitalin Beilinson në Petah Tikva, ku ajo u trajtua pas një transplantimi të mushkërive në mars.

“Tre muaj pas transplantimit të mushkërive, Nechama Rivlin vdiq këtë mëngjes,” tha Spitali Beilinson në një deklaratë. “Për keqardhjen tonë, përpjekjet mjekësore për ta stabilizuar atë me kalimin e kohës gjatë periudhës së komplikuar të rehabilitimit nuk patën sukses”.

Presidenti ka postuar një foto të gruas së tij në Facebook së bashku me fjalët “Nechama ime”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Rivlin.

“Së bashku me të gjithë qytetarët e Izraelit, gruaja ime Sara dhe unë ndiejmë dhembje të thellë për vdekjen e gruas së presidentit, Nechama Rivlin,” tha Netanyahu në një deklaratë të shkurtër.

“Ne të gjithë u lutëm për rimëkëmbjen e saj gjatë periudhës së fundit gjatë së cilës luftoi me guxim dhe intensitet për jetën. I shprehim ngushëllimet tona presidentit dhe të gjithë familjes së tij, “ tha ai.

Rivlin, 73 vjeç, vuajti nga fibroza pulmonare, një gjendje në të cilën indet e mbresë grumbullohen në mushkëri dhe e vështirësojnë frymëmarrjen.

Nechama Rivlin lindi në vitin 1945 në Moshav Herut në rajonin Sharon. Ajo u martua me Reuven Rivlin në vitin 1971 dhe punoi shumë vite në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, derisa u tërhoq në vitin 2007, kohë kur u zbulua edhe gjendja e saj në mushkëri.

“Kur Nechama u transferua në Rezidencën e Presidentit, ajo zgjodhi të përqëndrohet në artin, aktivitetet për fëmijët me nevoja të veçanta, mjedisin dhe natyrën, nëpërmjet dhembshurisë dhe dashurisë së njerëzve”, tha Sekretari i Presidentit në një deklaratë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023