Rritja e Sigurisë Kibernetike, Izraeli marrëveshje me Bankën Botërore

Për herë të parë, shteti hebre do të bashkohet me komunitetin e zhvillimit në promovimin e një sektori strategjik dhe do të ulet rreth tryezës me lojtarët kryesorë në arenën, si Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia, si dhe me njësi të mëdha si GSMA.


Izraeli nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore që synon të mbështesë vendet në zhvillim me sigurinë kibernetike.

Duke u bashkuar me Partneritetin për Zhvillimin Digital (Digital Development Partnership), Izraeli, së bashku me donatorë të tjerë, do të promovojë përmes këtij Fondi të Mirëbesimit Multi-Donator (Multi-Donor Trust Fund) digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike në botën në zhvillim.

Për herë të parë, shteti hebre do të bashkohet me komunitetin e zhvillimit në promovimin e një sektori strategjik dhe do të ulet rreth tryezës me lojtarët kryesorë në arenën, si Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia, si dhe me njësi të mëdha si GSMA.

Banka Botërore do të sigurojë, nëpërmjet kontributit të Izraelit, asistencë teknike për vendet në Afrikë, Amerikë Latine, Evropën Lindore dhe Azi dhe do të krijojë themelet për gatishmërinë e tyre për sfidat në hapësirën kibernetike.

Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë e Izraelit dhe Drejtoria Kombëtare e Kibernitikës së Izraelit do të kontribuojnë me 1 milion dollarë në Partneritetin për Zhvillim Dixhital për rezultate të ndryshme të shkëmbimit të njohurive, rritjes së ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të kapaciteteve, për marrëveshjen.

Izraeli do të jetë pjesë e përpjekjeve të tjera të fondit për të zhvilluar teknologjitë digjitale dhe hapësirën kibernetike në vendet në zhvillim. Ajo do të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj në rritjen e gatishmërisë dhe elasticitetit të sektorëve kritikë për ngjarjet kibernetike dhe do t’i bëjë akademikët dhe sipërmarrësit e saj të disponueshëm për nevojat e zhvillimit.

“Me rritjen e zhvillimit dhe të përdorimit të mjeteve dixhitale në vendet në zhvillim, mbrojtja kibernetike është një komponent qendror dhe thelbësor në ndërtimin e besimit të publikut në këto mjete dhe në stabilitetin ekonomik të vendeve që mbështeten në to”, tha Komisioneri Tregtar i Izraelit, Ohad Cohen.

“Grupi i Bankës Botërore dhe DDP si krahun e tij pro-aktiv në arenën digitale, është një kanal i rëndësishëm për të zgjeruar mbrojtjen kibernetike globale dhe për të zgjeruar ekspertizën izraelite në vendet e reja që kanë nevojë për të. Qëllimi i fundit i këtij bashkëpunimi është mbrojtja kibernetike në çdo iniciativë zhvillimi që përdor hapësirën digjitale si një platformë për të mbyllur hendekun e zhvillimit në botë”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023