Për njohjen e Kosovës nga Izraeli

Autori Akri Çipa është ekspert për çështjet e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Shkrimi është botuar fillimisht në gazetën izraelite “The Jerusalem Post”.


Nga Akri Çipa

Shtatorin e kaluar, deklarata e Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës se do e hapte ambasadën në Jeruzalem nëse Izraeli do e njihte Kosovën si një shtet sovran u shpërnda gjerësisht nga mediat izraelite. Deklarata e Presidentit Thaçi ishte vetëm një nga disa përpjekje të zyrtarëve kosovarë për të bindur Izraelin të tejkalojë hezitimin e deritanishëm dhe të njohë shtetin më të ri në Ballkan. Pavarësisht se ishte një pohim disi populist, sugjerimi themelor se Izraeli do të fitonte një mik duke njohur Kosovën fton për reflektim.

Këtë vit, Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë nga Serbia – pas shpalljes së njëanshme të vitit 2008. Kosova – popullsia e së cilës është mbi 90% etnikisht shqiptare, është njohur nga më shumë se 110 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe shumicën e vendeve perëndimore. Megjithatë, Serbia, e mbështetur nga Rusia, refuzon të njohë Kosovën dhe është përpjekur në mënyrë aktive për ta bllokuar atë nga integrimi në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

Flamuj në gjatë festimeve në Kosovë.

 

Izraeli është në grupin e vendeve që ende nuk e njohin Kosovën si një vend të pavarur. Dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare me njëra-tjetrën. Ngurrimi i Izraelit për të njohur Kosovën është pjesërisht i motivuar nga frika se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të përdoret si precedent në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, faktet tregojnë që nuk ka bazë për frikë të tillë.
Pavarësia e Kosovës është e bazuar në aspiratën për vetëvendosje të popullsisë së saj pas fushatës së spastrimit etnik që Serbia zhvilloi kundër këtij rajoni të mëparshëm autonom dhe që u ndalua nga ndërhyrja ndërkombëtare. Bisedimet e udhëhequra nga OKB midis 1999 dhe 2008 duke nxitur një zgjidhje përfundimtare për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë dështuan për shkak të refuzimit serb. Nuk mund të ketë krahasim në këtë rast me konfliktin izraelito-palestinez, ku tejzgjatja e konfliktit vjen kryesisht për shkak të refuzimit në shumë raste të udhëheqjes palestineze për kompromis.

Për më tepër, shpallja e pavarësisë së Kosovës është mbështetur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND). Në Opinionin e saj Këshillimor në vitin 2010, pas kërkesës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, GJND-ja vuri në dukje se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar. Rasti sui generis i Kosovës është argumentuar herë pas herë. Megjithatë, argumenti më i pakundërshtueshëm ndaj analogjive të mundshme midis kontekstit Kosovë-Serbi dhe konfliktit izraelito-palestinez është refuzimi i Autoritetit Palestinez për pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e qartë për Serbinë. Ky qëndrim varros në vetvete të gjitha pretendimet e mundshme që Kosova mund të përdoret si precedent për rastin palestinez.

Autori Akri Çipa është ekspert për çështjet e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme (Foto Akri Çipa)

 

Faktori tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar në qasjen e zyrtarëve izraelitë për Kosovën ka qenë plasaritja hipotetike që kjo njohje do të shkaktonte në marrëdhëniet midis shtetit të Izraelit dhe Serbisë. Por marrëdhëniet serbo-izraelite kanë pasur problemet e tyre. Në shumë raste, Serbia ka mbështetur palestinezët dhe aleatët e tyre në OKB. Vitin e kaluar, Serbia kritikoi ashpër Izraelin për pjesëmarrjen në një ceremoni në Kroaci. Por, marrëdhënia midis dy vendeve ka treguar se është e qëndrueshme dhe i ka kapërcyer këto përplasje. Njohja izraelite e Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do jetë po aq e kapërcyeshme për marrëdhëniet izraelito-serbe. Në fund të fundit, shumica e vendeve demokratike perëndimore e njohin dhe mbështesin në mënyrë aktive pavarësinë e Kosovës dhe Serbia vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore me ta.

Së fundmi, njohja e Kosovës do të përbënte një mik të shtuar për Izraelin. Përveç deklaratave zyrtare, shqiptarët në përgjithësi kanë një simpati të thellë për bashkësinë hebraike dhe shtetin hebre, i cili manifestohet edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe shtetit të Izraelit. Kjo marrëdhënie mes shqiptarëve dhe hebrenjve u forcua në tragjedinë e Holokaustit, kur shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë refuzuan t’i dorëzonin anërarët e komuniteteve lokale hebreje te Italia fashiste dhe Gjermaninë naziste; ndërkohë që ndihmuan shumë refugjatë hebrenj që iknin nga Evropa Qendrore dhe Jugore duke u ofruar atyre ushqim dhe strehim. Dhe kjo lidhje u përforcua në vitin 1999 kur, gjatë spastrimit etnik të kryer në Kosovë nga Serbia, Izraeli mirëpriti refugjatët shqiptarë.

Këtë javë, më 11 qershor, Kosova festoi kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e saj nga Kosova. Ky kapitullim bëri të mundur që një milion refugjatë që ikën nga Kosova gjatë luftës, duke përfshirë ata që përkohësisht gjetën strehë në Izrael, të kthehen në shtëpi. Por, në të njëjtën kohë, ishte momenti përcaktues që i vuri në lëvizje rrotat e historisë dhe çoi në realitetin e ri të pavarësisë së pakthyeshme të Kosovës. Nëse ka diçka që edhe kritikët e tij gjithmonë e pranojnë, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka udhëhequr Izraelin përmes një qasjeje realiste dhe pragmatike drejt zgjerimit të listës së miqve të Izraelit në arenën botërore. Duke njohur Kosovën tani, Izraeli jo vetëm që do të bënte drejtësi ndaj realitetit, por do të shtonte edhe një emër në atë listë.

***

Shkrimi është botuar fillimisht në gazetën izraelite “The Jerusalem Post

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023