“Paix et Droit”: Hebrenjtë gëzojnë liri të plotë në Shqipëri
Gazeta e Aleancës Universale Izraelite ka botuar në qershor 1939 një shkrim mbi fatin e hebrenjve në Shqipëri
Nga Aurenc Bebja
Gazeta “Paix et Droit”, organ i Aleancës Universale Izraelite, ka botuar, në qershor të 1939, në faqen n°12, një shkrim mbi fatin e refugjatëve hebrenj në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Të gjithë refugjatët hebrenj do të duhet të largohen nga Shqipëria
“Autoritetet italiane kanë urdhëruar refugjatët hebrenj që banojnë në Shqipëri që të largohen nga vendi deri më 7 qershor.
Në Shqipëri, mes njëqind dhe dyqind refugjatë u pranuan në këtë vend nga Mbreti Zog I. Deri tani, ata gëzonin lirinë më të plotë dhe kishin marrëdhëniet më të mira me popullsinë shqiptare.”
Burimi: Darsini.com