American Jewish Congress dekoron Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Në ambientet e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një ceremomi të veçantë dhe festive u zhvillua dekorimi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nga Dr. Munr Kazmir, ZëvendësPresident i Kongresit Amerikan të Hebrenjve (American Jewish Congress)


Në ambientet e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një ceremomi të veçantë dhe festive (më 25 qershor), u zhvillua dekorimi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nga Dr. Munr Kazmir, ZëvendësPresident i Kongresit Amerikan të Hebrenjve (American Jewish Congress), me pjesmarrje të z. Sokol Bejleri, anëtar nderi i këtij Kongresi, trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të Institucione Qendrore dhe Fetare.

Ata shprehën konsideratat më të larta për Bektashinjtë, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti për Kryegjyshin Botëror duke vlerësua shumë marëdhëniet e ndërsjellta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë Kryegjyshit, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, një çertifikatë mirënjohje dhe vlerimi si dhe dhuratën e Kongresit Hebraik Amerikan, flamurin e shenjtë, të përcjellë përmes Dr. Kazmir.

Nga ana tjetër, Kryegjyshi Botëror shprehu një mirënjohje të thellë për këtë vlersim dhe pas fjalës së rastit i dhuroj Dr. Kazmirit një çertifikatë mirënjohje dhe një dhuratë të veçantë.


Fjala e Dede Edmond Brahimaj
Selia e Shenjtë, 25 qershor 2019

 

Bismilahi, Rrahmani Rrahim!

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar vëllezër të mijë, përfaqësues të lartë fetar në Shqipëri! Të nderuar shkëlqesi Ambasadorë!

Të nderuar miq të shtrenjtë Dr Munir Kazmir, zëvendespresident i Kongresit Hebraik Amerikan dhe z. Sokol Bejleri, anëtar nderi i këtij Kongresi!

Motra dhe vëllezër bektashian!

Është kënaqësi e veçantë për mua, të përshëndes këtë ceremonial modest për vleresime të shkëlqyera që i bëhen Selisë së Shenjtë  Bektashiane, ndaj më lejoni që së bashku me lutjet, t’ju percjell urimet më të begata për ju dhe familjet tuaja. Zoti i Larte qoftë prane jush në çdo rrahje të shpirtit!</span><br />

Selinë e Shenjtë Bektashiane, në këto tri dekada të ringritjes së saj, e kanë vizituar personalitete të lartë fetare, duke dëshmuar respektin e thellë dhe ndjenjat më të kulluara për tarikatin tonë, i cili në udhëtimin e tij tetëshekullorë ka shpalosur fytyrën e vërtetë të devotshmërisë ndaj Krijuesit, frymën e dashurisë njerezore dhe vëllazerinë e çilter fetare.

Komuniteti ynë prej dhjetëra milionësh, besimtarë të urtë të shpërndarë në Europë, Azi, SHBA  dhe deri në Australinë e larget, u janë mirenjohës këtyre personaliteteve për vlerësimet dhe mbështetjen e tyre. Në këtë varg të gjatë personalitetesh, padyshim zë vendin e tij të merituar Dr. Mynir Kazmir, zëvendës president i Kongresit Hebraik Amerikan, i cili prej katër dekadash ka dhënë kontributin e çmuar të tij njerëzor në disa kontinente, duke mundur të sensibilizojë dhe të ngrejë në këmbë komunitete të tërë intelektualësh dhe veprimtarish në ndihmë të njerëzve në nevojë, në bashkëpunim me parimet e Zotit, per të mbyllur sa më shumë plagë fizike dhe shpirterore të shoqërisë së sotme plot brenga.

Miku ynë, Dr. Kazmir, është vlerësuar lart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për angazhimin kurajoz të tij, kundër përdoruesve të rinj të alkoolit, drogës, duhanit, armëve të zjarrit apo eksplozivëve, duke inkurajuar përmes programeve frutdhënës programe drejtimi dhe trajnimi që motivojnë zbatimin e ligjit dhe sjellin paqen aq shumë të dëshiruar. Inkurajimet e tij, ndaj uniteteve fetare dhe kulturore, në kohëra dhe vende të ndryshem, kanë dhënë shpresë për shuarje konfliktesh, dhe ndërtimit të urave të bashkëkzistences multi-fetare dhe multi-etnike.

Ne ndjehemi krenarë që kemi sot mes nesh një mik të shquar dhe po aq të gëzuar për dhuratën e Kongresit Hebraik Amerikan, flamurin e shenjtë, të përcjellë permes Dr. Kazmir. Ne meritojmë plotesisht këtë nder,  sepse Selia e Shenjtë Bektashiane, prej vitit 1992 dhe deri më sot, ka kryer misionin e shenjtë fetar, mbajtjen paster të traditës dhe pasurimin e Islamit, në perputhje të plotë me kontekstet kohore. Ne kemi trashëguar një lidhej shumë vellazerore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën e saj në Tiranë, të cilën po e forcojmë dita­ ditës, në luftë të papajtueshme për çdo qëndrim apo praktikë ekstremiste që kërkon të dëmtojë besimin tonë.

Shembulli i shkëlqyer i harmonisë fetare shekullore në Shqiperi, ajo që Papa Françesku e quajti përpara pak kohe “Vellazëri fetare”, ka brenda tij përveç të tjerave edhe kontributin e bektashinjve, të cilët i’u gjendën pranë atdheut  të tyre në koherat më të vështira, në ngjarjet më të skajshme të historisë, duke dëshmuar dashurinë unike për Zotin dhe vatanin. Ne ende sot, japim kontributin tonë, në këto ditë të vështira politike, duke u lutur dhe duke bërë thirrje për urtësi e paqe.

Motra dhe vëllezër!

Edhe një herë ju falenderoj, që erdhët sot të ndanim së bashku emocionalisht dhe ndjenjat e çiltra për njëri-tjetrin si dhe për Dr. Kazmirin!

Zoti ju bekoftë të gjithëve! Amin!

 

Dhurata e Kryegjyshit për Dr. Munr Kazmir

Kjo dhuratë simbolizon: Në librin e shenjtë “Kuran” ka kuptimin e gjithësisë. Kur profeti Ibrahim u dënua nga Nemrudi të digjej në zjarr, drunjtë e zjarrit ishin të drejtë ndërsa trupi i Profetit Ibrahim mori këtë formë. Shkronjat (vav) janë simbol i lindjes, pastërtisë dhe dilirësisë. Fëmija kur qëndron në barkun e nënës dhe mbasi lindi kur nëna e mban në krahë qëndron në këtë pozicion.

Pjesë nga fjala e Dr.Munir Kazmir
ZëvendësPresident i Kongresit Amerikan të Hebrenjve (American Jewish Congress)

“Është nder për mua të jem sot këtu. Misioni ynë është promovimi i vlerave të përbashkëta, po punojmë sot dhe kemi bindjen se jemi më të fortë se kurrë për të thelluar besimin mes popujve. Këto marrëdhënie më kanë afruar më shumë edhe me ju. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi e të shprehem në këtë tokë të mrekullueshme. Jam i sigurt për t’ju ofruar vlersimin që meritoni. Kemi bashkëpunuar në një sërë aktivitetesh, në ndërtimin e shkollave, fondacioneve të ndryshme dhe dua të shpreh vijimin e këtij bashkëpunimi. Izraeli dhe Shqipëria janë krenarë për lidhjet e tyre. Të dy vendet e kuptojnë çdo të thotë të ruash kulturën dhe të drejtat e njeriut edhe nën hijen e fuqive jo miqësore. Këtu ka një shprehje të bukur: Liria nuk shitet e nuk nxirret në pazar.

Gjatë ditëve të errëta të nazizmit dihet si u trajtua populli ynë në gjithë Europën, por populli shqiptar i dha popullit izrealit strehë, miqësi, Ata nuk i dorëzuan hebrenjtë, nuk e ktheyn shpinën ndaj popullit tonë. Kjo është diçka që ne nuk do lejojmë të harrohet. Parimi i shqiptarëve: besa ka shpëtuar shumë jetë. Shqipëria i ka dhënë fjalën popullit hebre. Ju keni edhe një shprehje tjetër: Që kur pi ujë, kujtoni burimin! Populli hebre nuk do ta harrojë këtë të mirë, njerëzit dhe ata që në kohë të errëta gjatë LDB na mbështetën.

Sot Shqipëria ka miqësinë e Izraelit, do ta thellojmë në të mirë të kombeve tona. Njëkohësisht Shqipëria është ndër kombet më proamerikane. Populli liridashës i SHBA dhe Shqipëria janë të angazhuar për miqësi. Liria dhe pavarësia e mediave duhet mbrojtur, po ashtu zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Besa e ka forcuar Shqipërinë dhe të gjithë ne këtu duhet të dimë dhe të kemi besim tek SHBA, Shqipëria ka një mik të vërtetë në SHBA. Izreali dhe Shqipëra kanë pasur marrëdhënie, shpresa ime është të bashkohemi nga vlerat që ne ndajmë”,- tha ai.

Duke kërkuar promovimin e vlerave fetare, Dr. Kazmir vlerësoi tolerancën e besimit bektashi dhe marrëdhëniet e shkëqyera mes tyre e popullit hebre. Ai i dorëzoi Baba Mondit një çmim që simbolizon pikërisht vazhdimësinë e miqësisë me hebrenjtë.

“Shembuj si toleranca, miqësia dhe paqja dallohen edhe tek Komunitet Bektashi. Në një botë armiqësore këto vlera nuk ndahen. Ka miliona bektashinj që përballen me sfida, por ata me kurajo kanë ditur të mbrojnë dinjitetin e tyre. Kjo është edhe një dhunti e Baba Mondit. Kam pasur privilegj ta takoj këtë njeri të jashtëzakoshëm me besim, i angazhuar për të promovuar tolerancën dhe besimin.

Njeri i respektuar, i vlerësuar nga të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe botë. Ka punuar shumë për tu angazhuar me njerëzit në të mirë të tolerancës fetare në Shqipëri, për të ndërtuar ura komunikimi me njërëzit përfshi këtu edhe hebrenjtë. Ai ka kultivuar marrëdhënie me liderët hebrenj, komunitetin hebraik dhe ka shprehur mbështetje për shtetin e Izraelit. Faleminderit Baba Mondi! Ai ka dënuar veprimet e armiqëve. Baba Mondi ka thënë: Nuk ka hapësirë për dhunë në fe, feja duhet të jetë e pastër! Besimi ynë na mëson të bëjmë mirë që njerëzit të angazhohen për të marrë përgjegjësi, të krijojnë harmoni për njeri-tjetrin.

Ai ka punuar shumë për të bashkuar komunitetet së bashku, në emër të lirisë si një hebraik i lindur në Pakistan i them se sëbashku do vazhdojmë të zgjerojmë liritë e besimit për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju keni promovuar paqen, vëllazërinë dialogun për ta bërë këtë botë më të mirë! Në emër të kongresit është kënaqësi që ju dorëzoj këtë çmim që simbolizon miqësinë e vazhdueshme me popullin hebre”,- tha Dr. Kazmir.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023