
Takim lamtumire me Metën, ambasadori Rodkin: Shqipëria dhe Izraeli, miq më të afërt se kurrë
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, pati një takim kortezie me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përfundimit të detyrës diplomatike.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, pati një takim kortezie me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në selinë e Presidencës, me rastin e përfundimit të detyrës diplomatike.
“I thashë lamtumirë Presidentit Ilir Meta, teksa detyra ime në Shqipëri është drejt fundit. Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer. Shqipëria dhe Izraeli janë miq më të afërt se kurrë më parë”, shkruan ambasadori Rodkin në Twitter.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Ambasadori Boaz Rodkin pasoi në detyrë David Cohen, ndërkohë që në Shqipëri pritet të vijë ambasadori i ri, Noah Gal Gendler.
I said farewell to President @ilirmetazyrtar as my term in #Albania draws to a close.
Thanks for the great partnership. #Albania and #Israel are closer friends than ever. pic.twitter.com/Svua3BlnsR
— Boaz Rodkin (@AmbRodkin) August 16, 2019