“The Albanian Code”, dokumentari për shpëtimin e hebrenjve do të shfaqet në Izrael
Dokumentari i realizuar nga producentja dhe regjisorja, Yael Katzir, do të shfaqet për publikun izraelit, më 1 nëntor, në Tel Aviv Cinemateque. Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj është i ftuari i nderit.
“The Albanian Code” – “Kodi Shqiptar”, dokumentari i realizuar nga producentja dhe regjisorja, Yael Katzir, dhe që promovon rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të shfaqet për publikun izraelit, më 1 nëntor, në Tel Aviv Cinemateque.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati një takim pune me producenten Yael Katzir në selinë e ambasadës, thuhet në një njoftim të ambasadës.
Dr.Canaj është i ftuari i nderit në shfaqjen e dokumentarit.
Amb Canaj and ProducentYael Katzir on promoting Albanian’s role in saving #Jews ?The Albanian Code documentary to be screened 1st November.Filming this was just incredible.. finding out about ????ties in Jews salvation,Honoring the Guest-amazing ??Virtue to be remembered forever pic.twitter.com/b3T7WPSOwq
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) October 2, 2019