9 izraelitët që u shpallën Dëshmor i Atdheut te Shqiperise


Janë nëntë hebrenj që kanë rënë dëshmorë për Çlirimin e Shqipërisë nga nazifasishtët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Muzeun Historik shqiptar ndodhet edhe një stendë e veçantë e kontributit të tyre.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ju dha në vitin 2011  Statusin “ Dëshmor i Atdheut”.[accordion][acc title=”1- DAVID JUDA KOHEN”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.463, datë 14.09.2011. Ka ardhur në Krujë më 16.5.1943 nga Uroshovaci (Jugosllavi). U kap befasisht në Natën (terrorin) e 4 Shkurtit 1944, ku u vra së bashku me 43 banorë të tjerë të Tiranës, të cilët janë shpallur ”Dëshmorë të Atdheut”. [/acc][acc title=”2- JAKOV AVRAMOVIÇ”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.467, datë 14.09.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar në Lushnjë në nëntor të vitit 1943. [/acc][acc title=”3- JUSEF SOLOMON KONFORTI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.471, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942, me shtetësi jugosllave, i internuar në Peqin e më pas në Berat. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar në Selenicë të Vlorës në shkurt të vitit 1943. [/acc][acc title=”4- JUSEF DAVID BIVAS”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.473, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 16.5.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Brigadën VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ra dëshmor duke luftuar më 18 gusht 1943. [/acc][acc title=”5- ZHAK (ISAK) EMANUEL RUBEN”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.474, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Kavajë. Fillimisht u inkuadrua në Çetën e Pezës. Në vjeshtën e vitit 1943 u dërgua me detyrë nga komanda e Çetës në Tiranë, ku u kap në befasi nga nazistët gjermanë. U pushkatua në kampin e përqendrimit në afërsi të Beogradit. [/acc][/accordion]

[accordion][acc title=”6- LEO TYJERI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.480, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Kosova (Prishtina) dhe u vendos në Lushnjë. U inkuadrua në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, Batalionin II i Grupit të Myzeqesë. Ra dëshmor duke luftuar në Bishqefën të Lushnjës më 10 tetor 1943. [/acc][acc title=”7- JAKOV JOSEF BAHAR “]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.481, datë 14.11.2011. Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 me internim në Berat, me shtetësi shqiptare. U inkuadrua në Batalionin I të Brigadës VII të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Mitralier. Ra heroikisht dëshmor në luftë kundër nazistëve në betejën e Tendës së Qypit në qershor të vitit 1944. [/acc][acc title=”8- BARUH ISAK BARUH”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.482, datë 14.11.2011 Ka ardhur nga Prishtina më 5.4.1942 dhe u vendos fillimisht në Berat. Ashtu si mjaft izraelitë të tjerë mori pjesë në Ushtrinë Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në vjeshtë të vitit 1943 ra dëshmor në luftë kundër nazistëve gjermanë. [/acc][acc title=”9- DARIO ZHAK ARDITI”]I është dhënë Statusi ”Dëshmor i Atdheut”, me Vendimin Nr.635, datë 09.11.2012. Studioi në një klasë me Qemal Stafën në Gjimnazin e Shkodrës. Ishte violinist me talent. Ai u bë edhe drejtues i orkestrës së gjimnazit. Dario u afrua me Luftën Antifashiste. Dario e përjetoj shpirtërisht me dhimbje të thellë vdekjen heroike të Qemalit. Por dhe vetë Dario pati një fat tragjik. Ai nuk kishte mbetur pa renë në sy të agjentëve të fashizmit. Ndoshta kjo u bë shkak edhe për ndjekjet kundër tij. Papritur Dario u kap në befasi në Shkodër nga nazistët, dhe u çua në kampin famëkeq të Prishtinës, ku u masakrua barbarisht. [/acc][/accordion]

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023