Ambasadori Canaj pret rektorin Nimani: Mbështetje bashkëpunimeve akademike Kosovë-Izrael
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti ekipin akademik nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në Kosovë, i kryesuar nga Rektori Prof. Ass.Dr. Artan Nimani, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune në Izrael.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti ekipin akademik nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në Kosovë, i kryesuar nga Rektori Prof. Ass.Dr. Artan Nimani, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune në Izrael.
“Ne ambientet e Ambasadës patëm kënaqësinë te mirëprisnim një ekip akademik nga Universiteti i Gjakoves “Fehmi Agani” i kryesuar nga Rektori Prof. Ass.Dr. Artan Nimani, ne te cilin benin pjese Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretarja e Përgjithshme, Linda Dula Halilabazi dhe Drejtori për Marrëdhëniet me jashtë, Denis Spahija.
Gjate takimit, u vlerësuan kontaktet e përbashkëta akademike te vendosura me universitetet izraelite, Tel Aviv University dhe Bar-Ilan, universitete prestigjioze dhe me eksperience ne fushen e kërkimit shkencor. Nje iniciative e tille bashkëpunimi ne fushën akademike, pritet te sjelle ne te ardhmen programe shkembimi kurikulash, studentesh si dhe marrëveshje mirëkuptimi mes paleve per te intensifikuar shkëmbimet e njohurive ne fushat e përbashkëta me interes si mjekësia, energjia e rinovueshme, inovacioni etj.
Ambasadori Canaj ofroi mbështetjen e tij per intensifikimin e kontakteve dhe arritjen e marrëveshjeve te mesiperme”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në rrjetet sociale.
Ne ambjentet e Ambasades patem kenaqesine te mireprisnim nje ekip akademik nga Universiteti I Gjakoves "Fehmi Agani" I…
Posted by Ambasada Izrael on Monday, January 20, 2020