Meta: Krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin Botëror për Holokaustin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan se për të ishte “nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore”.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan se për të ishte “nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore”.

“Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj”, shkruan Presidenti i Shqipërisë në një postim në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë

“Nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.
Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj.
Rritja e antisemitizmit në formën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, dhunës, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe e bën urgjente nevojën që ato çka kemi mësuar nga përvoja jonë t’i përkthejmë në politikat tona.
Antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit, promovimit të dialogut, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në kuadër të të drejtave të njeriut si dhe qytetarisë botërore. Ky është edhe një imperativ i menjëhershëm i sigurisë, si dhe përbën një detyrim afatgjatë edukues, për ta shndërruar vërtet përkujtimin e Holokaustit në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, në një ‘Kurrë më’.”,

‘Kurrë më’

Nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.Populli shqiptar, ndihet sot krenar, jo vetëm se nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj. Rritja e antisemitizmit në formën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, dhunës, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe e bën urgjente nevojën që ato çka kemi mësuar nga përvoja jonë t’i përkthejmë në politikat tona.Antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit, promovimit të dialogut, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në kuadër të të drejtave të njeriut si dhe qytetarisë botërore. Ky është edhe një imperativ i menjëhershëm i sigurisë, si dhe përbën një detyrim afatgjatë edukues, për ta shndërruar vërtet përkujtimin e Holokaustit në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, në një ‘Kurrë më’.

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 23 janvier 2020

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023