Dita e Holokaustit, ambasadori gjerman Zingraf takon drejtuesit e Komunitetit Hebre të Shqipërisë

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, u takua me Z.Geri Kureta dhe z. Amos Dojaka të Komunitetit Hebre të Shqipërisë (Albanian Jewish Community – AJC), me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.


Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, u takua me Z.Geri Kureta dhe z. Amos Dojaka të Komunitetit Hebre të Shqipërisë (Albanian Jewish Community – AJC), me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

“Përkulemi përpara viktimave dhe njëkohësisht përpara qytetarëve të shumtë shqiptarë që shpëtuan, u orfruan mbrojtje dhe fshehën hebrenjtë në atë periudhë. Në ditët e sotme shoqëria shqiptare mund të jetë frymëzim për shumëkënd me bashkëjetesën e saj fetare. Në shoqëritë tona nuk ka vend për antisemitizmin, urrejtjen dhe persekutimin!“, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.


Mesazhi i Plotë

+++ #WeRemember: Përkujtojmë Holokaustin +++

Sot përpara 75 viteve, në datën 27 janar 1945, Ushtria e Kuqe çliroi kampin e përqendrimit në Auschwitz-Birkenau. Në këtë ditë përkujtimi Ambasadori Zingraf u shpreh:
„Duhet të mbajmë zgjuar kujtimin e tragjedisë së Holokaustit! Mizoria, që Gjermania solli në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është për ne një paralajmërim për të tashmen dhe të ardhmen. Përkulemi përpara viktimave dhe njëkohësisht përpara qytetarëve të shumtë shqiptarë që shpëtuan, u orfruan mbrojtje dhe fshehën hebrenjtë në atë periudhë.

Në ditët e sotme shoqëria shqiptare mund të jetë frymëzim për shumëkënd me bashkëjetesën e saj fetare. Në shoqëritë tona nuk ka vend për antisemitizmin, urrejtjen dhe persekutimin!“

Ditën e sotme Ambasadori Zingraf u takua me z. Geri Kureta dhe z. Amos Dojaka të Komunitetit Hebre të Shqipërisë (shih foton – © Ambasada Gjermane Tiranë ).

+++ #WeRemember: Përkujtojmë Holokaustin +++

Sot përpara 75 viteve, në datën 27 janar 1945, Ushtria e Kuqe çliroi…

Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Monday, January 27, 2020

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023