Promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe Ballkanit, ambasadori Canaj takim me “Think Creative”
Me iniciaivën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në MPJ izraelite, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative.”
Me iniciativën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative”.
Qëllimi i takimit ishte, promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit, për periudhën post-Covid-19.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Përveç prezantimit mbi raportet në fushën e turizmit midis Izraelit dhe secilit vend të Ballkanit, me të dhëna të detajuara mbi fluksin e turizmit dhe mundësitë që ofron secili vend, u nënvizua ideja se ardhmëria e turizmit të shtetasve izraelitë, do të fokusohet ndaj vendeve të Ballkanit, sepse këto vende konsiderohen si “safe places” që mundësojnë progresin e kësaj industrie, në krahasim me vendet evropiane të godituara rëndë nga pandemia”, shkuan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.
Përpos kësaj, ata prezantuan edhe një “Travel Plan” për vitin 2021 me destinacionet prioritare të turizmit për shtetasit izraelitë me fokus vendet e Ballkanit.
At the initiative of the Director of the Balkan Department at the Israeli MFA, Dan Oryan, Balkan Ambassadors accredited…
Posted by Ambasada Izrael on Friday, June 12, 2020