“Nobel” në Mjekësi/ Hebreu Karl Landsteiner, babai i transfuzionit të gjakut
Karl Landsteiner zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut në A, B, AB dhe 0, në vitin 1900
Transfuzioni i gjakut mban firmën e një hebreu.
Karl Landsteiner është imunologu hebre që zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut A, B, AB dhe 0, në vitin 1900, që solli edhe transfuzionin e gjakut pa rrezikuar jetën e pacientit, i realizuar nga mjeku Reuben Ottenberg në Mount Sinai Hospital Mount në Nju Jork në vitin 1907.
I lindur në një familje hebrenjsh austriakë në Vjene, Karl Landsteiner (14 qershor 1868 – 26 qershor 1943), djali i një gazetari të njohur vjenez, Leopold Landsteiner, ish-kryeredaktor i “Die Presse”, konsiderohet si babai i transfuzionit në mjekësi.
Qysh kur ishte student i mjekësisë në Universitetin e Vjenës, Karl Landsteiner, shkroi tezën e tij të doktoraturës në 1891 në lidhje me influencën e dietës në kompozimin e gjakut.
Ai i thelloi studimet e tij në Zvicër dhe Gjermani, dhe më pas punoi në Vienna General Hospital.
Së bashku edhe me Constantin Levaditi dhe Erëin Popper, ai zbuloi virusin e poliomielitit në vitin 1909.
Karl Landsteiner vazhoi punën e tij në Roman Catholic Hospital në Hagë, Holandë dhe më pas në Rockefeller Institute for Medical Research në Nju Jork, ku dhe u vendos përfundimisht.
Në vitin 1930, Karl Landsteiner mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi, si dhe u nderua me çmime të shumta prestigjioze në Holandë dhe SHBA.
Portreti i tij ishte stampuar në kartëmonedhën 1000 shiling të Austrisë.
Karl Landsteiner vdiq në moshën 75-vjeçare në Nju Jork, SHBA.