Deputetja Valentina Leksaj: Dita e Holokaustit dhe nderimit te Shqiperise


(Fjala e plotë përshëndetëse e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Izrael, znj. Valentina Leskaj)

Ndjehem e nderuar të përshëndes këtë seancë të veçantë në nderim të Ditës së Kujtesës Shoah.
Natyrisht që ky përvjetor është i veçantë. E bën të veçantë fakti që përkon me 70-vjetorin e çlirimit të kampit të “Aushvic-Birkenau”, i cili bart dëshminë e tmerrshme të më shumë se një milionë tragjedive personale e familjare, që përjetuan gjenocidin më të egër.
Nderimi i parë sot shkon për 6 milionë viktimat hebreje, të të gjitha brezave, nga foshnja deri te të moshuarit, që u bënë viktima të makinës shkatërruese të dinjitetit njerëzor, vrasës të shpresës, historisë e jetëve njerëzore.

Ndërkohë është dita të nderojmë të gjitha ato familje shqiptare, që rrezikuan çfarë kishin më të shtrenjtë, për të shpëtuar çdo të hebre, që mund të hynte në territorin shqiptar.
Shqiptarët e bënë këtë me një humanizëm e kurajo të rrallë duke na lënë një trashëgimi të vyer vlerash e dinjitetit njerëzor.
Padyshim që kjo trashëgimi ka shënjuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Shqipëria është ndër vendet bashkëthemeluese të Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, që vendosi 27 janarin si Ditën e Kujtesës Shoah.
Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi me ligj Ditën e Kujtesës para njohjes së saj nga OKB.
Historia e vjetër e marrëdhënieve njerëzore, qëndron në themele, të marrëdhënieve të shkëlqyera e shumë dimensionale, që bëjnë historinë e re të marrëdhënieve mes dy vendeve, qoftë në nivel parlamentar, e atë mes dy qeverive.
Natyrisht që Parlamentet kanë një rol të veçantë në konsolidimin e konkretizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Do veçoja vizitën e Kryetarit të Parlamentit z. Meta në Izrael si dhe Protokollin e Bashkëpunimit të nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe Kryetarit të Parlamentit të Izraelit “Knesset” z.Yuli Edelstein, në Pragë, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar, organizuar me rastin e Ditës së Holokaustit.
Protokolli i Bashkëpunimit për “Parlamentin e Gjelbërt”, synon nxitjen e Administrimit Mjedisor dhe përdorimin e teknologjive të informacionit të dy institucioneve.

Ndërkohë, janë konsoliduar marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy grupeve të miqësisë të deputetëve e dëshmon dhe vizita e grupit të deputetëve të Kneset, Kryetari, Nënkryetari i Parlamentit njëherësh kryetari i Grupit të Miqësisë.

Të nderuar miq !

Ky përvjetor është i veçantë edhe për faktin se një konteksti të ri europian e botëror, që na bën alert pas ngjarjeve të fundit.

Terrori që përjetoj Franca këtë fillim viti, kërcënimet, për akte të reja terroriste e antisemitizmi, na bëjnë ta kujtojmë këtë ditë, jo vetëm si nderim, për të shkuarën tonë të përbashkët, po si reflektim për mbrojtjen e lirive, vlerave njerëzore e qytetërimit Europian.

Terrori që përjetoj Franca këtë fillim viti, kërcënimet, për akte të reja terroriste e antisemitizmi, na bëjnë ta kujtojmë këtë ditë, jo vetëm si nderim, për të shkuarën tonë të përbashkët, po si reflektim për mbrojtjen e lirive, vlerave njerëzore e qytetërimit Europian.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023