Lamtumira nga shteti Palestinë

Nën ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në aspektin diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një humbës tragjik, ajo është Palestina.

Kupola e artë e Kubat al-sakhrasë në Malin e Tempullit në Jeruzalem konsiderohet si një ndër simbolet qendrore të Palestinës.

 

Nga Rainer Sollich, Deutsche Welle

Nuk duhet të ndash të njëjtin mendim me të në përzgjedhjen e fjalëve, por nëse bën një analizë presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka kuptuar drejtë: Ujdinë historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mund ta konsiderosh edhe si „tradhëti” ndaj çështjes palestineze.

Abu Dhabi pa qenë nevoja ka miratuar një akord, që nënkupton ngrirjen, por në asnjë mënyrë fundin e planeve të Izraelit për aneksime në territoret palestineze – siç theksoi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu menjëherë pas marrëveshjes.

Solidaritet hipokrizie nga të gjitha anët

Këtu shtrohet pyetja, nëse Emiratet e Bashkuara Arabe në bisedimet e fshehta me Izraelin dhe SHBA-në „nuk do të kishin mundur të arrinin gjë për vëllezërit e tyre palestinezë”. Por me sa duket kjo nuk ka pasur shumë rëndësi për ta. Këto vende kanë të tjera prioritete strategjike – gjoja solidariteti i tyre me palestinezët është thjeshtë hipokrizi.

Kjo është e padrejtë dhe e hidhur për palestinezët. Eshtë si një tendencë e pakthyeshme: Jo më Izraeli, por në radhë të parë Irani e gjithnjë e më shumë edhe Turqia prej shumë vendeve arabe po konsiderohen si “ndërhyrës” të rrezikshëm në rajonin e tyre. Shmangia e këtyre dy rivalëve ka prioritet të lartë. Veçanërisht sa ka të bëjë me Iranin, Izraeli është për këto vende një partner më i natyrshëm dhe më atraktiv: Izraeli është në nível kryesues si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë të teknologjisë. Po ashtu Izraeli e sheh me të drejtë kërcënimin më të rrezikshëm ndaj sigurisë së vet prej Iranit dhe aleatëve të tij në Siri, Liban, Irak, Jemen dhe në Rripin palestinez të Gazës.

Rainer Sollich

 

Ishte e pritshme, që Teherani si edhe Ankaraja do ta refuzonin me fjalë të ashpra këtë akord. Megjithatë kjo ujdi u ofron edhe një mundësi Teheranit dhe Ankarasë, që të paraqiten si partnerë të palëkundshëm të palestinezëve e kësisoj të konsolidojnë pretendimet e tyre për pushtet dhe influencë në rajon. Por edhe „solidariteti” i tyre ndaj palestinezëve është një pretekst banal. Në të vërtetë qëllimi i vetëm janë interesat vetiake për pushtet.

Dështimi i udhëheqjes palestineze

E vërteta është, se palestinezët e kanë humbur prej kohësh luftën e tyre kundrejt Izraelit për një shtet të pavarur. Ky shtet sot as që nuk është më në agjendën ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikën izraelite të vendbanimeve hebreje, por edhe me ndryshimin e prioriteteve arabe dhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump që lufton për t’u rizgjedhur. Por kjo ka të bëjë edhe me paaftësinë prej dekadash të udhëheqjes palestineze, për të zhvilluar vizione që përtej protestave e dhunës të mobilizojë një mbështetje efikase ndërkombëtare për interesat e veta.

Së paku ky është në një farë mënyre edhe faji i vet palestinezëve, nëse tani në Lindjen e Mesme duke anashkaluar interesat e palestinezëve po farkëtohen aleanca të reja e me siguri që së shpejti edhe shtete të tjera, kryesisht nga rajoni i Gjirit Persik mund të vendosin paqen me Izraelin. Për palestinezët ky është një zhvillim tragjik – por për pjesën tjetër të rajonit sidoqoftë një shenjë e mirë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023