Historia e shpëtimit të hebrenjve, një muze në Vlorë

Një histori që nuk duhet harruar e që duhet rrëfyer. E tillë është ajo e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Një histori që nuk duhet harruar e që duhet rrëfyer. E tillë është ajo e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra histori që tregohen, fotografi që kanë përshkuar vitet, emra që janë gdhendur në Yad Vashem… Janë njerëz të thjeshtë, që u dhanë të ikurve të përjetshëm një shtëpi, emrat e tyre, xhaketat e tyre.

Përtej këtyre rrëfimeve të fiksuara në ndonjë dokumentar apo ekspozitë historikë, sot është koha që për to të ketë një vend të dedikuar: një muze. Këshilli Kombëtar i Muzeve ka miratuar ngritjen e një muzeu dedikuar historisë së hebrenjve në vendin tonë.

Një muze i munguar, që do të shërbejë jo vetëm për të mbajtur gjallë një histori e për t’ua përçuar brezave, por edhe për t’i lidhur këta të fundit me njëritjetrin, për t’u kthyer në një qendër dialogu e komunikimi, duke folur me zërat e historisë, por duke shfrytëzuar të gjitha arritjet bashkëkohore në fushën e muzeologjisë. Një muze i prekshëm, i jetueshëm përmes zërash, historish, fotografish, dokumentesh, që rrëfejnë për qëndrime politike të qeverive shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekspozitash, i cili do të ngrihet në qytetin e Vlorës.

MUZEU

Kush ka shkuar në Vlorë së fundmi, ka zbuluar aty edhe një pjesë të qytetit, i mbuluar dekadash prej harresës. Është pikërisht pjesa historike e këtij qyteti, që lidhet jo vetëm me ngjarjen e madhe të Pavarësisë, por edhe me një komunitet që ka jetuar aty deri vonë. Muzeu Hebraik Shqiptar është pjesë e projektit për rijetëzimin e Qendrës Historike të Vlorës. Është një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë, mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Muzeu do të shërbejë si një pikë qendrore kulturore, nxitës ekonomik për zonën dhe destinacion kulturor për turistët dhe komunitetin hebraik. Muzeu është menduar të ngrihet në Vlorë, që ishte vendbanimi i komunitetit më të madh hebraik në Shqipëri deri në vitet ’90, ku një nga rrugët e zonës historike mban pikërisht emrin e tyre.

Ky muze synon të jetë një magnet tërheqës, në një zonë që ka ruajtur kaq shumë histori rreth këtij komuniteti, por edhe me një potencial të madh turistik. Por po ashtu me një popullsi në rritje, me një universitet, një kolegj arti. Vendosur në sheshin kryesor të qytetit pranë 3 muzeve të tjerë, përkatësisht Muzeut të Pavarësisë Kombëtare, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor. Në kuadrin e bashkëpunimit për projektin e Muzeut Hebraik Shqiptar, në korrik të vitit 2019, profesore Barbara Kirshenblatt-Gimblett u kontraktua nga AADF-ja si konsulente për planifikimin dhe zbatimin e fazës kërkimore.

Edhe pse ende në letër, mendohet që muzeu të ketë ekspozita bazë, por edhe të përkohshme, të gjallojë nga aktivitetet publike, programet edukuese, të ketë bibliotekë, arkiv; të ofrojë shërbime e lehtësira për vizitorët. Ekspozita e muzeut do të bazohet kryesisht në rrëfim dhe do të përfshijë histori personale, njerëz në foto dhe video, emra individësh dhe të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe paraqitjen e fakteve shumë të ndjeshme historike. Bashkëjetesa e shqiptarëve dhe hebrenjve në Shqipëri është e hershme dhe nuk lidhet vetëm me Luftën e Dytë Botërore.

Ajo është e dokumentuar përmes zbulimeve arkeologjike, sinagogave të hershme, por dhe komuniteteve të hershme, të cilat janë ngulitur në territoret shqiptare nga veriu në jug. Por me siguri pjesa që lidhet me shpëtimin e tyre nga përndjekja hitleriane është më interesantja, ende e gjallë në memorien e njerëzve; ngjyrosur me histori e emra të mëdhenj të shkencës botërore, si ai i matematikanit të jashtëzakonshëm, Albert Einstein, i cili, si shumë bashkëkombës të tij përdorën Shqipërinë si rrugë kalimi drejt një tjetër vendi.

E thuhet se Einstein ka kaluar përmes Shqipërisë, në rrugën e tij të shpëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë është radha e historianëve dhe specialistëve të muzeologjisë të qëmtojnë materiale, dokumente. / Panorama/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023