Sami Ahmeti: Me njohjen e Kosovës nga Izraeli u plotësua dëshira edhe e Jasha Alfandari
Biznesmeni i njohur kosovar, Sami Ahmeti, i bëri një dedikim prekës Jasha Alfandarit, kryetar i komunitetit hebre te Malit te Zi dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës shqiptare.
Biznesmeni i njohur kosovar, Sami Ahmeti, i bëri një dedikim prekës Jasha Alfandarit, kryetar i komunitetit hebre te Malit te Zi dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës shqiptare, i cili u nda jeta në 12 korrik 2018, pa mundur dot ta shohë të realizuar ëndrrën e tij, që Kosova të njihej nga Izraeli.
Jasha Alfandari ishte një kundërshtar i flaktë i propagandës serbe dhe një vizitor i shpeshtë Hotel Sirius, pronë e Ahmetit, së bashku me Mikhail Chlenov, nenkryetar i kongresit boteror hebre dhe sekretar i përgjishshëm i Kongresit Hebre per Euro-Azinë.
Postimi i Sami Ahmetit
Ishte mik i yni,një enciklopedi e gjallë.
Në një rast thotë :
Kur një hebre shetit rrugëve të Evropës e sheh një tê moshuar thot a thua ky më ka vra diken të familjes,kur shetit në trojet shqipëtare thot e she diken të vjeter thot a thua ky më ka shpëtuar diken te familjes” Nuk kisha dëgju vlersim më interesant për popullin tonë.
Fatëkesisht nuk e përjetoj gëzimin e njohjes së shtetit tonë nga Izraeli.
Ishte mik i yni,një enciklopedi e gjallë.
Në një rast thotë :
Kur një hebre shetit rrugëve të Evropës e sheh një tê…Posted by Sami Ahmeti on Monday, September 7, 2020