Ambasadori Yahel Vilan shuan dyshimet: Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator.


Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë Benjamin Netanyahu, e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan për televizionin N1 në Serbi.

Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë.

I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiç është i kënaqur”.

“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçië do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”, tha ambasadori.

Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se kjo “është shumë pozitive, është një lajm i mirë”.

Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë “i dobishëm” dhe se “këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të”.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Tri ditë pas marrëveshjes në Uashington, Brukseli ka paralajmëruar se “çdo hap diplomatik, që mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së për Jerusalemin, është shqetësues”.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Izraeli e pretendon të tërin si kryeqytet të vetin, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor – i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 – si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete – nga Bashkimi Evropian asnjë – e kanë ndjekur një hap të tillë. /Rel/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023