Edita Tahiri nderon Kosovën, midis grave më të shquara në botë për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes

Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN) ka prezantuar mbi një mijë gra eminente në botë të cilat kanë punuar për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes. Disa javë më parë, ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës (1991-2000), Edita Tahiri, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli si një ngjarje historike, njëherësh duke falenderuar edhe kryeministrin Benjamin Netanyhau.


Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN) ka prezantuar mbi një mijë gra eminente në botë të cilat kanë punuar për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes.

Dhe në ballinë ku është prezantuar ish-presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel është edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN) prezanton mbi njëmijë gra eminente në botë që kanë punuar për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes. Në ballinë janë prezantuara ish presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel, kryenegociatorja e Filipineve dhe unë”, shkruan Tahiri në rrjetet sociale.

Disa javë më parë, ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës (1991-2000), Edita Tahiri, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli si një ngjarje historike, njëherësh duke falenderuar edhe kryeministrin Benjamin Netanyhau.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën shteti jonë mori një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar, duke marrë parasysh se Izraeli është një fuqi botërore me ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Falënderime të përzemërta për Kryeministrin Netanjahu, Izraelin dhe popullin ebrej me të cilët na lidh një histori e ngjashme tragjike. Pafund mirënjohëse Presidentit amerikan Trump që bëri të mundur këtë njohje me rëndësi të veçantë për paqen në rajon dhe gjeopolitikën perëndimore. Jemi duke brohoritur nga gëzimi së bashku me shokët e mi të studimeve në Universitetin e Harvardit dhe shumë miq tjerë izraelit që patën simpati e mbështetje të vazhdueshme që kjo njohje historike të ndodh. ”, shkruan ajo në një postim të saj në Facebook.

Në prill 2017, Edita Tahiri, asokohe Ministrja për Dialog, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut.

Folësit kryesor në këtë seminar ishin ministrja Edita Tahiri, ish-gjeneral majori izraelit dhe ish-Ambasador i Izraelit në Kinë, Matan Vilnai, profesori Iliai Alan dhe David Gordon, hulumtues dhe bashkëkryesues të seminarit në INSS.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023