Roli i diplomatëve shqiptarë në shpëtimin e hebrenjve

Kerkesat e hebrenjve me shtetesi gjermane, polake, çeke apo hungareze ishin të shumta prane legatave shqiptare


Pjese e pandare e kontributit tashme te njohur te shqiptareve per shpetimin e hebrenjve nga politikat naziste antisemite para e gjate Luftes se Dyte Boterore eshte edhe vizioni e puna e diplomateve shqiptare qe punonin e drejtonin legatat shqiptare ne vendet ku kishte popullsi hebreje ne Evropen Qendrore e Lindore. Politikat antisemite me ardhjen ne pushtet te Hitlerit dhe shpalljen e doktrines “final solution” e cila perbente bazen e dhunes antisemite, shtruan para hebrenjve gjermane, por edhe atyre polake, austriake, çeke, hungareze, largimin e tyre perfundimtar nga Gjermania, por edhe nga zonat perreth te rrezikuara, e vendosjen e tyre ne nje atdhe te ri, ose ne Lindjen e Mesme ose ne SHBA. Por çeshtja e dyte qe dilte para hebrenjve ishte menyra e shpernguljes dhe transferimit te tyre. Shqiperia mendohej si je vend i rendesishem dhe i sigurt tranziti si dhe nje vendqendrim i perkohshem per hebrenjte qe do te shpernguleshin me pas.

Me qeverine shqiptare per kete problem komunikoi edhe Komisariati per Refugjatet ne Lidhjen e Kombeve ne vitet 1934-1935. Kerkesat e hebrenjve me shtetesi gjermane, polake, çeke apo hungareze, per te marre prane legatave shqiptare leje kalimi ne Shqiperi e me pas leje qendrimi u shtuan ne vitet 1938-1939. Kerkesat e tyre vazhdimisht shoqeroheshin me projekte financimi ne sektore te ndryshem te ekonomise shqiptare e kjo nxiste edhe me teper interesin e qeverive shqiptare te kohes per te shqyrtuar kerkesa te tilla.

Ne kete kuader spikat roli i diplomateve shqiptare, menyra sesi i percjellin keto kerkesa prane qeverise shqiptare, argumentet mbeshtetese qe ato japin qe kerkesa e tyre te miratohej duke e pare ate ne disa kendveshtrime per te qene sa me bindes dhe ndjekia e praktikes deri ne realizimin e saj. Roli i dipomacise shqiptare duhet pare gjithmone ne kuader te presionit dhe nderhyrjeve te qeverise fashiste italiane prane autoriteteve shqiptare te kohes. Italia fashiste ishte prezente ne Shqiperi ne disa drejtime te jetes ne vend ne vitet ’30-te te shek.XX

Nje cope e kesaj pune, qe pasqyrohet ne dhjetra dokumente arkivore, eshte edhe nje praktike qe vjen ne Tirane nga Legata Mbreterore e Shqiperise ne Berlin, janar 1939, e nenshkruar nga titullari i saj Rauf Fico, Minister i Jashtezakonshem e Fuqiplote . Pasi paraqet kerkesen e nje ish-zyrtari te larte gjerman ne kohen e Republikes se Vajmarit, izraelit, qe kerkon te largohet nga Gjermania e te vendosej ne Shqiperi, ai e mbyll informacionin argumentues me fjalet “Pozita e çifuteve tue qene se asht e pastabilizuar dhe per çdo çast mund te pesojne shterngime e ndalime te papritura, J’u lutem te kini miresine e te me urdheroni telegrafisht sa me pare menyren e veprimit ndaj Zotnise se Tij “.

Si kjo praktike ka shume te tjera ne Arkivin Historik te MEPJ.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023