Ekonomisti amerikano-hebre Paul Milgrom, “Nobel në Ekonomi” së bashku me Robert Wilson
Dy ekonomistë amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë fituar Çmimin “Nobel në Ekonomi”, për kontributin e tyre në teorinë e ankandeve nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Milgrom u lind në Detroit të SHBA-ve nga prindër hebrenj.
Dy ekonomistë amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë fituar Çmimin “Nobel në Ekonomi”, për kontributin e tyre në teorinë e ankandeve nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Milgrom u lind në Detroit të SHBA-ve nga prindër hebrenj, më 20 Prill 1948, djali i dytë nga katër djemtë e Abraham Isaac Milgrom dhe Anne Lillian Finkelstein.
Teoria e ankandeve është një degë e ekonomisë së zbatuar që merret me mënyrën sesi sillen njerëzit në tregjet e ankandeve dhe kryen kërkime në fushën e tregjeve të ankandeve. Teoria ndihmon në informimin dhe organizimin e ankandeve, sidomos për ato në privatizimin e kompanive shtetërore ose në shitjen e licencave për përdorim në fushën e elektromagnetikës.
Çmimi në ekonomi njihet zyrtarisht si çmimi “Sveriges Riksbank”. U dha për herë të parë nga Banka Qendrore e Suedisë në vitin 1969, në nderim të industrialistit Alfred Nobel.
Në vitin 2019, çmimi iu dha Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në lehtësimin e varfërisë globale.
Javën e kaluar, Programi Botëror i Ushqimit, degë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, fitoi Çmimin Nobel për Paqen.
Çmimi prestigjioz vjen me një çmim parash prej 10 milion krona (1,1 milion dollarë) dhe një medalje të artë.