Vendim historik i Facebook për ndalimin e mohimit të Holokaustit

Facebook njoftoi se do të ndalojë mohimin e Holokaustit nga platformat e saj në internet. Mohimi i Holokaustit, banalizimi i tij, minimizimi i tij, është një mjet i përdorur për të përhapur urrejtje dhe konspiracione të rreme rreth hebrenjve dhe pakicave të tjera.


Nga Pastor Gentjan Dervishaj
Drejtor Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit

Dje, Facebook njoftoi se do të ndalojë mohimin e Holokaustit nga platformat e saj në internet. Mohimi i Holokaustit, banalizimi i tij, minimizimi i tij, është një mjet i përdorur për të përhapur urrejtje dhe konspiracione të rreme rreth hebrenjve dhe pakicave të tjera.

E Pergezojme Facebook per kete vendim historik!

Së bashku Kundër së Keqes -Kundër Antisemitizmit!

Të nderuar miq,

E Gjithë Bota Kujton me nderim jetën e atyre milionave njerëzve që u shfarosën në emër të një doktrine, të një mësimi çnjerëzor, të një besimi dhe idelogjie djallëzore.

Kujtimi i atyre kohëve na motivon që të gjejmë rrugën e duhur sot, për të qenë pranë njeri-tjetrit, si kombe dhe si shtete dhe të mos harrojmë të mirën që i kemi bërë njeri-tjetrit.

Sot, ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër antisemitizmit.

Antisemtizmi i sotëm është kundër popullit hebre dhe Shtetit të Izraelit dhe ekzistencës së tij, dhe kthimit të tyre në trojet e veta.

Antisemitizmi i sotëm merr forma dhe levizje ligjore për bojkotin e produkteve dhe sherbimeve – Made in Israel – të prodhuara në Izrael, në fabrikat e të cilave punojnë dhe sigurojnë jetesën e tyre palestinezët e Judesë dhe të Samarisë.

Antisemitizmi i sotëm zhvendos dhe ndryshon emrat dhe toponimet e vendbanimeve të lashta hebraike, që të mos njihen si vende me histori judaike dhe nuk lejon lutjet dhe adhurimin në vendet kryesore të adhurimit të tyre.

Antisemitizmi i sotëm qëllon judenjtë në mes të rrugëve të qyteteve të botës perëndimore, godet dhe vret,e shkatërron jetët e judenjve
në vendet e kultit, në sinagogat e tyre.

Antisemitizmi është kundër gjithë kombeve që e duan paqen në lindjen e mesme dhe në botë.

Antisemitizmi është një mallkim për kombet që e perkrahin apo mbështesin.

Antisemitizmi glorifikon terroristat nëpër Librat SHKOLLOR dhe u vendosin emrat e tyre shkollave dhe Institucioneve.

Ata janë ata që vrasin civilët dhe njerëzit e pafajshëm në shtëpit e tyre dhe nxisin urrejtjen duke financuar dhe sponsorizuar familjet e tyre sepse vranë dhe shkatërruan jetët e hebrenjeve.

Shtetet dhe popujt që e përqafojnë antisemizmin sakrifikojnë mbi altarin e urretjes fëmijët e tyre, duke shkatërruar fëmijërinë e tyre, duke i cuar nëpër kampe verore militare, duke i helmuar me ideologjine e urretjes dhe të antisemitizmit.

Antisemitizmi është verbëri dhe marrëzi shpirterore.

Antisemitizmi është kundër së drejtës për të besuar në fjalën e Zotit.

Antisemitizmi është ANTI BIBLIK .

Antisemitzmi është nje ideologji kundër vet Zotit, krijuesit te jetës .

Antisemitizmi është kundër Hatikves – shpresës së identitetit kombëtar të Izraelit.
Kthimin në tokën e të parëve të tyre,
kthimin e tyre në Jerusalem,
në Tokën e Shenjtë.

Antisemitizmi i sotëm është ANTI IZRAEL .

Antisemitizmi është kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit!

Antisemitizmi nuk është njerëzor por djallëzor.

Antisemitizmi është një demon urrejtjeje,
që ka helmuar shpirtrat e disa njerëzve, shteteve dhe disa popuj në botë.

Ata mund të çlirohen vetëm me bashkimin tonë në koalicionin e së mirës, duke bekuar dhe duke u lutur për Paqen e Jeruzalemit, dhe për çdo komb e popull.

Prandaj, le të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe, e cila ka tendencën të përsëritet kur ne harrojmë atë që ka perjetuar bota jonë
jo më shumë se 75 vite me parë.

Ne anëtarët e këtij koalicioni të së mirës,
të dëshmojmë për angazhimin tonë të palëkundur ndaj Shtetit të Izraelit dhe popullit hebre përballë demonizimit, kërcënimeve armiqësore, dhe akteve të dukshme të dhunës të kryera nga armiqtë e tij.

Le të angazhohemi për të bërë çdo gjë në fuqinë tonë për të hedhur dritë mbi këto krime dhe për të përhapur të vërtetën në lidhje me Izraelin në Shqipëri dhe më gjerë.

Prandaj, le të lutemi për mirëqenien dhe paqen midis Izraelit dhe popujve Arabë të lindjes së mesme.

ZOTI JEZUS KRISHT MËSOI NË MALIN e LUMTURIVE

Mateu 5:9 (ALBB) Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.

https://alkitab.app/v/d18d15ea5ebf

.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023