Dona Haber, një shqiptaro-hebreje në Boston: Krenare që Shqipëria i shpëtoi hebrenjtë!

Sot, Dona jeton në Boston, në një zonë hebreje, por me një identitet të plotë etnik shqiptar, duke e shprehur këtë në gatime, në muzikën që dëgjon, në gjuhën shqipe, duke ndjekur politikën, artin dhe turizmin në Shqipëri. – Nga Manjola Markola, Dritare.net


Nga Manjola Markola

Dona Haber është një vajzë shqiptare që jeton në Boston prej disa vitesh. Vitet e para të jetës i kaloi në Shqipëri, mes dijes dhe një burse që duket se i ndryshoi jetën.

Krenare për marrëdhëniet e forta të vendit të lindjes, Shqipërisë ku ende jeton familja e saj dhe tokës që është shtëpia e saj shpirtërore, Izraelit, ajo thotë se e sheh veten si ambasadore e informimit të kulturës hebreje.

Jeta e saj në Amerikë nisi në moshën 19 vjeçe, kur ajo u vendos atje për të nisur studimet e larta për “Drejtësi Kriminale”. Fillimet e vështira të asaj që quhet “culture shock”, e bënin Donën të krahasonte dy kulturat të cilat dukeshin se ishin plotësisht të ndryshme. Me kohën që kalon, ndoshta edhe pa e vënë re, karakteristikat e kulturës së re, nisën të bëhen pjesë e jetës, e vetes së saj. Në atë që ka kaluar në vitet e para në Amerikë, ajo mundohet të inkurajojë miqtë e saj që shpërngulen atje.

“Ndonjëherë një mesazh inkurajues nga një person që të kupton është gjithçka që ke nevojë, kështu që mundohem të jem ai person për të tjerët.”, shprehet ajo.

Zhvendosja në qytetin që nuk fle kurrë, New York-un, për Donën ishte e shpejtë, duke u përshtatur me një ritëm të jetës, ndryshe nga ai që kishte patur në Shqipëri. Përvoja që ka kaluar aty e bën të lumtur, dhe po aq ose më shumë i fal lumturi fakti që aty ka njohur djalin që sot është bashkëshorti i saj.

Zgjedhjet shpesh janë të vështira e hera-herës jemi të destinuar të shkojmë drejt asaj që ëndërrojmë. Kështu ishte edhe për Donën, e cila ëndrrën e madhe për Amerikën e lidhte me “Drejtësinë Kriminale”, duke e lidhur ngushtë me idealet e së drejtës e barazisë. Por notat e “zhgënjimit” janë gjithashtu pjesë e jetës. Asgjë, askund, nuk është perfekte.

“Fillimisht kur erdha mendoja se ishte sistem perfekt, por si kudo, edhe këtu sistemi i drejtësisë ka vend për të përmirësuar dhe punuar.” thotë Dona.

Pas studimeve kur i duhej ndoshta të bënte një zgjedhje, ishte zemra e cila e bëri para saj. Djali amerikan, hebre që takoi atje i rrëmbeu zemrën duke e bërë zgjedhjen si zgjidhjen e vetme dhe duke lejuar dashurinë të triumfonte.

Pas 6 vjetësh ajo rikthehet në Shqipëri me bashkëshortin, një rikthim emocionues, mall, ndjesi dhe një përshtatje e re me kulturën shqiptare. Për bashkëshortin ajo thotë vetëm: “Ai u impresionua shumë dhe sot i thotë kujtdo që bisedon për turizëm: “Duhet të shkoni të vizitoni Shqipërinë!”.”

Një nga temat e preferuara të Donës është natyrisht spiritualizmi dhe bisedat për hebrenjtë, në fenë e të cilëve u konvertua me plot dëshirë. Lidhja me idealet e drejtësisë, moralit, historinë, filozofinë, e çuan atë drejt njohjes së plotë të fesë hebreje. Nuk ishte domosdoshmëri konvertimi në fenë hebreje pavarësisht se bashkëshorti i saj ishte hebre, por njohja me kulturën, gatimet, humorin, filmat e lidhi ngushtë me të. Për Donën: ”Është një fe që kërkon të ndjekësh rregulla të caktuara, konvertimi nuk inkurajohet, por dëshira ime ishte shumë e madhe pasi gjeta shumë kuptim dhe bukuri te ritualet dhe festat që festojmë gjatë vitit. I gjithë qëllimi i fesë hebreje është që të bësh vepra të mira dhe ne mundohemi si familje ta bëjmë botën një vend më të mirë, nga ajo gjendje që e gjetëm.”

Ajo ka vizituar Izraelin për të cilin thotë se është një vend shumë special, me energji si askund tjetër. Kultura izraelite është shumë e ngjashme me atë shqiptare, sipas saj. Mënyra e komunikimit, ushqimi i freskët, jeta dinamike, shumë elemente i kanë kujtuar Shqipërinë.

“Sot është një shtet modern dhe popullsia atje është shumë e larmishme. Herën e dytë që shkova isha me bashkëshortin dhe shpresoj që në të ardhmen të vizitojmë shpesh edhe Izraelin edhe Shqipërinë.”

Ajo e sheh veten si përfaqësuese e denjë e Shqipërisë dhe fesë hebreje. Përgjegjësia e madhe, e bën të tregojë në të gjitha grupet e saj shoqërore krenarinë dhe të shpalosë vlerat që vendi ynë ka.

“Unë jam krenare për vlerat që kemi si komb, vlera e mikpritjes, besës, e shumë të tjera dhe i përmend këto dhe faktin që Shqipëria i shpëtoi hebrenjtë sepse është një fakt që jo të gjithë e dinë. Me shoqërinë shqiptare dhe familjen time kur me pyesin për diçka që bëj apo mendoj që rrjedh si pasojë e të qenit hebre, ia shpjegoj pse mendoj dhe veproj në atë mënyrë dhe shpresoj që ata ta shikojnë fenë hebreje dhe popullin hebre në një dritë pozitive. Kur dimë dhe njohim njëri-tjetrin atëherë shikojmë atë që na bashkon, eksperienca njerëzore.”

Sot, Dona jeton në Boston, në një zonë hebreje, por me një identitet të plotë etnik shqiptar, duke e shprehur këtë në gatime, në muzikën që dëgjon, në gjuhën shqipe, duke ndjekur politikën, artin dhe turizmin në Shqipëri.

“Identiteti si nocion është kompleks dhe unë mendoj që kur ruajmë ato gjëra që i kemi te veçanta të kulturës dhe identitetin tonë, atëherë jemi me të plotë si individë. Por ruajtja e identitetit dhe traditave nuk duhet të thotë që të rrimë të izoluar, mendoj që duhet të bashkëbisedojmë me të tjerët, atëherë do të mund të vlerësojmë ato vlera qe janë të kulturës sonë dhe në të njëjtën kohë do të kuptojmë sa shumë gjëra të përbashkëta kemi.”

Parlamenti shqiptar miratoi në tetor të këtij viti rezolutën e antisementizmit, gjë që Donën e ka bërë pamasë të lumtur. Shqipëria ka një histori pozitive në lidhje me trajtimin e hebrenjve, duke krijuar një urë të pandashme mes dy popujve.

“Për të gjithë lexuesit që nuk e dinë, antisemitizmi është paragjykimi, diskriminimi, dhe ndjenja e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj popullit hebre në bazë të etnicitetit, kulturës dhe fesë hebreje. Nuk e di nëse janë bërë ndryshime, por do ishte mrekulli sikur Holokausti të trajtohej në tekstet shkollore. Unë shkrova një artikull mbi këtë temë së fundmi në gazetën”The Times of Israel” ku flisja për miratimin e rezolutës në tetor dhe për historinë dhe marrëdhëniet pozitive që ekzistojnë mes dy vendeve.”

Sipas Donës, shqiptarët e Diasporës duhet të angazhohen për Shqipërinë së pari duke e vizituar atë, duke e zgjedhur për të kaluar pushimet, kështu do të kishte një lidhje të pashmangshme me kulturën dhe identitetin, duke ndihmuar edhe ekonominë e vendit.

“Gjuha është e rëndësishme gjithashtu, kur kemi mundësi të flasim shqip, duhet të flasim shqip qoftë, kjo mes shoqërisë shqiptare por edhe me fëmijët. Unë kam një vajzë 8-muajshe dhe i flas fjalë shqip kur mundem.”

Nëse e pyet se cilin vend do të zgjidhte për të jetuar, Shqipërinë apo Izraelin, ajo shprehet se gjithmonë ka parë Amerikën si vendin optimal për të dhe familjen e saj, por mirë të kesh opsione sepse jetës nuk i dihet kurrë./dritare.net

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023