Yaakov Peri, ish-kreu i Shin Bet, shpjegon modelin e Izraelit dhe rolin e inteligjencës për vaksinat

Nuk kanë as ilaçe magjike dhe as aplikacion Immuni, por kanë tashmë një këmbë jashtë pandemisë. Suksesi i izraelianëve kundër koronavirusit është tek numrat. Në më pak se 10 ditë gjysmë milioni qytetarëve u është injektuar një nga dy vaksinat e blera në doza biblike prej qeverisë nga amerikanet Pfizer e Moderna. Sot, 1 izraelian në 20 është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.


Nuk kanë as ilaçe magjike dhe as aplikacion Immuni, por kanë tashmë një këmbë jashtë pandemisë. Suksesi i izraelianëve kundër koronavirusit është tek numrat. Në më pak se 10 ditë gjysmë milioni qytetarëve u është injektuar një nga dy vaksinat e blera në doza biblike prej qeverisë nga amerikanet Pfizer e Moderna. Sot, 1 izraelian në 20 është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.

Shkaktar një sistem koordinimi midis qeverisë, privatit, kërkimit që funksionon kudo, nga siguria kibernetike tek mjekësia. Dhe të dy agjencive të inteligjencës, Mossadit (shërbimit me jashtë) dhe Shin Betit (shërbimit të brendshëm), që kanë më shumë instrumenta dhe manovra se një super ministri. “E kemi gjurmuar virusin qysh nga fillimi, më pas kemi koordinuar furnizimet”, rrëfen për Formiche Yaakov Peri, ish kreu i spiunëve izraelianë të Shin Betit, që e ka drejtuar nga 1988 deri më 1995, vitet e intifadave palestineze, më pas Ministër i Shkencës. Një institucion në botën e 007-ave.

Peri, pas sa kohe do të dilni jashtë?

E vështirë të bësh parashikime të sakta. Gjatë javës së parë kemi vaksinuar më shumë se 50000 njerëz në ditë. Në filimin e 2021 thuajse të gjithë njerëzit në rrezik, përfshi të gjithë ata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen. Në harkun e 2 muajve e gjysme kushdo që dëshiron të vaksinohet, do të mund ta bëjë. Dikush, një pakicë, do të presë të shohë nëse do të ketë apo jo efekte anësore.

Cili është sekreti i modelit izraelian?

Duhet zbritur në themelimin e Izraelit në vitin 1948, kur kanë lindur katër “organizatat e shëndetësisë”, sot kompani private që sigurojnë pjesën më të madhe të shërbimeve mjekësore. Një prej këtyre, më e madhja, dikur ishte sindikatë. Bashkëpunimi midis privatëve dhe qeverisë është forca jonë.

Vrulli ka bërë diferencën?

Po, qeveria ka lëvizur me shpejtësi, me një operacion të paprecedent. Ka blerë vaksinat nga Moderna e Pfizer dhe i ka sjellë në Izrael nëpërmjet një korridori të vazhdueshëm fluturimesh ajrore, kemi doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Kush shkon në spital, merr vaksinën.

Netanyahu del më i fortë?

Kryeministri ka marrë mbi vete detyrën e importimit të dozave të vaksinave. Sigurisht, suksesi i këtij misioni do t’i japë një avantazh në zgjedhjet e përgjithshme të 23 marsit, të katërtat në dy vjet.

Si do të përfundojnë?

Ka ndeshje të ndryshme në lojë, atomsfera është e tendosur dhe pakënaqësia ndaj qeverisë në fuqi rritet. Netanyahu do të mund të luajë kartën e vaksinës. Me këtë ritëm, mund t’i rezultojë një kartë fituese.

Katër herë në votime brenda dy vjetësh. A nuk është një sinjal dobësie?

Patjetër. Është paradoksi i madh i situatës politike në Jeruzalem. Opozita ndaj qeverisë rritet çdo ditë, po kështu edhe manifestimet kundër Netanyahu. Shpresa është që zgjedhjet e marsit të sjellin pak stabilitet.

Pse Moderna dhe Pfizer kanë synuar menjëherë Izraelin?

Ka dy arësye kryesore. E para është se qenë të interesuara që ta bënin Izraelin një bangoprovë të vaksinës. Ka vetëm 9 milion banorë dhe një cilësi të lartë në kërkimin shkencor e më kreativitetin teknologjik. Në rast se vaksina do të ketë suksesin e vlerësuar, atëhere fitimi në treg do të jetë i madh.

E dyta?

Izraeli nuk shkëlqen vetëm në sistemin shëndetësor, por edhe në menaxhimin e pacientëve dhe ruajtjen e rendit publik. Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë kanë negociiuar me sukses çmimin dhe kanë qenë të parët që e kanë siguruar. Një situatë win-win për kompanitë dhe për qeverinë.

Shërbimet sekrete kanë shërbyer si gjilpërë peshoreje?

Të dy agjencitë kanë qenë shumë aktive qysh nga fillimi i pandemisë. Netanyahu i ka kërkuar Mossadit që të blejë respiratorët për spitalet, objektiv i arritur brenda një kohe të shkurtër. Kurse Shin Bet i është besuar sistemi i monitorimit të infektimeve, zbulimi, nëpërmjet celularëve, i spostimeve të kujt është infektuar. Një zgjidhje që ka rezultuar efikase, por që ka ngjallur polemika, edhe brenda agjencisë, lidhur me mundësinë e përdorimit për qëllime civile të një teknologjie për të përdorur gjetjen e terroristëve.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se, për momentin, palestinezët nuk do të vaksinohen. A nuk rrezikohet të krijohen tensione të tjera në Gaza?

Arabët izraelianë janë qytetarë me të gjitha efektet dhe sigurisht që mund të vaksinohen. Palestinezët në Gaza apo në Bregun Perëndimor duhet t’i sigurojnë vetë. Natyrisht, Izraeli është i gatshëm të jap një dorë, është në interesin tonë që të mos kemi punëtorë të infektuar që të kalojnë kufirin çdo ditë. Në Rripin e Gazas vlerësohen midis 30000 dhe 40000 të tillë, i njëjti numër në lindje të Jeruzalemit.

Me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë do të ulen tensionet?

Është një e panjohur e madhe. Dimë se palestinezët janë tërbuar me Trump, shpresojnë që Biden të jetë më dialogues.

Po ju?

Ne shpresojmë që të zgjedhë një sa më shumë të mundshme në vijueshmëri me atë të Trump. Kam frikë se Izraeli nuk do të jetë prioriteti i Biden për shkak të problemeve të tij të politikës së brendshme. Do të ketë ndryshime. Si edhe ku është ende herët ta thuash.

Përgatiti: Armin Tirana-TemA

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023