Melsen Kafilaj: David Ben Judah Messer Leon, Rabini filozof i Vlorës

Aktualisht, në Shqipëri ne njohim vetëm dy emra rabinësh; Yishai, Rabini i Komunitetit Hebraik të Sarandës (Onhesmos) dhe atë të një personaliteti mjaft të shquar për të cilin është folur fare pak ose thuajse aspak; David Ben Judah Messer Leon (לאון מסר יהודה בן דוד), Rabini i Komunitetit Hebraik të Vlorës. Por cili është dhe çfarë përfaqëson kjo figurë emblematike e familjes“Leon”?!


Nga Melsen Kafilaj

Pavarsisht prezencës gati 2000 vjeçare të hebrenjve në trojet shqiptare, një fakt që të bën me të vërtetë përshtypje dhe njëkohësisht të habit është mungesa e dëshmive dhe të dhënave të pamjaftueshme historike mbi krerët drejtues fetarë të komuniteteve hebraike në këto territore.E në të vërtetë, në të vërtetë kur flasim për “komunitet” brenda kontekstit hebraik është e papërfytyryeshme që të imagjinohet jeta fetare, shoqërore dhe kulturore judaike pa një rabin, një mikveh dhe një sinagogë.

Aktualisht, në Shqipëri ne njohim vetëm dy emra rabinësh; Yishai, Rabini i Komunitetit Hebraik të Sarandës (Onhesmos) dhe atë të një personaliteti mjaft të shquar për të cilin është folur fare pak ose thuajse aspak; David Ben Judah Messer Leon (לאון מסר יהודה בן דוד), Rabini i Komunitetit Hebraik të Vlorës. Por cili është dhe çfarë përfaqëson kjo figurë emblematike e familjes“Leon”?! Eshtë e rëndësishme të theksohet se Davidi është biri i një rabini, doktori dhe filosofi të përmëndur të Rilindjes Evropiane, Judah Ben Yehiel Messer Leon . Titulli kalorsiak “Messer”[1],Judah Leon-it (Luanit të Judesë) ju dha personalisht prej Perandorit Gjerman, Frederikut të Tretë gjatë vizitës së këtij të fundit në Itali. Davidi, jo vetëm eci në gjurmët e të atit por gjithashtu shkëlqeu edhe si një Njeri Universal (Haham kollel).Ai mori edukim fetar (Dorëzimin si rabin (סמיכה) e fitoi qysh në moshën 18 vjeçare) por edhe sekular, në qëndra të rëndësishme të edukimit si: Napoli, Padova dhe Firence.Në Padova ai u edukua prej rabinit dhe intelektualit gjerman Judah Minz por pati bashkëkohës edhe dy titanë të mëdhenj të Rilindjes Evropiane si Pico Della Mirandola dhe mësuesin e tij, kabalistin dhe filosofin Elia Del Medigo. Edhe pse në Padova, ishte si të thuash kanonike “ecja në vijën Aristoteliane” dhe i jepej më tepër rëndësi këtij mendimtari, ndoshta influenca e të dyve dhe Akademisë Neo-Platonike të Firences ndikuan tek ai që të kishte një parapëlqim të veçantë për Platonin dhe ta cilësonte atë një kabalist të madh.

Por megjithëse përdorte një terminologji ezoterike për të veshur idetë e veta, pavarsisht petkut mistik, David Leoni kishte një kokë të ftohtë prej filosofi.Psh, nëse i referohemi traktatit të tij kabalistik “Magen David”(Mburoja e Davidit,1496) do të vërejmë që ai citon me bollëk pasazhe prej filosofëve grekë dhe atyre arabë.Botëkuptimi i Leon ka natyrë sinkretiste dhe ai i vlerësonte jashtë mase disiplinat sekulare dhe studimet humaniste.(Humanistët i njihte në perfeksion ndërsa Sonetet e Petrarkës, psh ai i dinte përmendsh)Një tjetër vepër filosofike me rëndësi e këtij eruditi në të cilën ai shpalos njohuritë e tij të thella në filosofinë greke, arabe, hebraike dhe atë latine është edhe “Ein Ha’Kore”(Syri i Lexuesit,1508), një komentar mbi veprën e filosofit të madh hebre Moses Maimonides “Moreh Nebukhim”(Guidë për një Mendje-Trazuar) në të cilën ai jo vetëm e ngre lart metodën e këtij të fundit por gjithashtu edhe e mbron atë prej kundërshtarve si GersonidesHasdai Crescas dhe filosofi tjetër hebreo-portugez Isaac Ben Judah Abrabanel të cilin ai e njihte personalisht gjatë qëndrimit të tij në Napoli. Do të ishte pikërisht kjo vepër e shkruar në Selanik e cila do ti jepte popullaritet dhe do të sillte për pasojë edhe caktimin e tij si Rabin të Komunitetit Hebraik të Vlorës (1510). “Enciklopedia Hebraike” madje na rrëfen edhe për pagën që ai merrte, e cila ishte 70 florinta, një shumë kjo mjaft e konsiderueshme për kohën.Gjatë qëndrimit të tij në Vlorë ai do përfshihej madje edhe në një episod të pakëndshëm me krerët e komuniteteve hebraike të Vlorës, në të  ashtuquajturën “Polemika e Aulonës”. Por ku konsiston kjo polemikë?! Vlen të theksojmë se në Shekullin e XV-të në Vlorë jetonin 4 komunitete hebraike; Komuniteti Hebraik Italian, Spanjoll, Portugez dhe Romaniot (Hebrenj të ardhur nga Greqia dhe Turqia).Thelbi i kësaj polemike qëndronte tek tendenca ekspansive dhe autoritare e hebrenjve të ardhur nga Spanja dhe Portugalia, të cilët kërkonin të impononin normat dhe zakonet e tyre mbi dy komunitetet e tjera ekzistuese. Në këtë polemikë, Rabini Leon në mbrojtje të dinitetit dhe autoritetit të tij, i cili ju nëpërkëmb gjatë kësaj polemike u detyrua të marr një masë drastike dhe ti eksomunikonte (חֵרֶם) të dy kundërshtarët e vet, Meir ibn Verga dhe Abraham Collier. Megjithëse kjo polemikë mori fund kur dy individët e mësipërm, nën trysninë e elementëve me peshë sociale brenda komuniteteve të tyre u detyruan që ti kërkonin falje publikisht, Rabini David Ben Judah Messer Leon, duke reflektuar mbi këtë ngjarje shkroi në qytetin e Vlorës veprën “Kebod Hakhamim”(Nderi i Dijetarëve), në të cilin ai argumentonte gjerë e gjatë mbi ekskomunikimin (ḥērem) dhe vlefshmërinë e tij legale nga pikëpamja e Të Drejtës Fetare Judaike (Halakhah).Ai u nda nga jeta më 1526 në qytetin-port të Selanikut.

Krahas prezantimit të kësaj figure madhore të cilin Vlora e mirëpriti në gjirin e saj por që fatkeqësisht njihet fare pak, do të doja të sillja në vëmëndje edhe një propozim konkret për të cilin kam shpresë se do të dëgjohet dhe merret në konsideratë nga instancat e Pushtetit Qendror dhe atij Vendor.Qeveria Shqiptare miratoi këtë vit nisjen e ndërtimit të Muzeut Kombtar të Hebrenjve në Qytetin e Vlorës.Por pse të mos i jepet këtij Muzeu emri i David Leonit, i cili ishte mishërimi më i mirë i frazës  “Judaizëm dhe Humanizëm” ?! Në këtë mënyrë, Vlora specifikisht dhe Shqipëria veçanërisht nderon një individ, një komb dhe atë çka është më i shenjtë për ne të gjithë; Shpirtin e Shën Humanizmit!

(Studiues)

Burimi: Gazeta “Liberale

 

Shënim: Fjala “Messer” është një shkurtim i “mio serro” dhe do të thotë “Lordi im”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023